E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanalizimet qeveria japoneze jep 65 milione euro

Qeveria japoneze do te investoje 65 milione euro ne rehabilitimin e sistemit te kanalizimeve ne Tirane. Per kete arsye Agjencia Japoneze per Bashkepunim Nderkombetar JICA ka pergatitur projektin se si parashikohen te realizohen nderhyrjet qe pervec sistemit te ujesjelles-kanalizimeve perfshijne edhe ceshtje mjedisore si trajtimi i mbetjeve urbane e po keshtu edhe skemen e re te transportit publik ne Tirane. Perfaqesues te JICA-s kane prezantuar ne takimin konsultativ per Planin e ri Urbanistik me grupet e interesit projektin e tyre qe parashikon gjithashtu edhe nje menaxhim me te mire te transportit urban ne kryeqytet. Sipas studimeve te projektit japonez nga 500 te anketuar 91 e kryeqytetasve do te udhetonin me tram nese bileta do te ishte 50 leke. Per cmime me te larta pjesa me e madhe e te anketuarve jane pergjigjur se nuk do te ndermerrnin nje udhetim me tram. Sipas te dhenave te anketimit 68 e qytetareve kane deklaruar se nuk do te leviznin me tram nese bileta do te ishte 75 leke. Edhe me i larte eshte numri i qytetareve qe do ta refuzojne udhetimin me tram ne rast se bileta do te ishte 100 leke. Vendi ku do te ndertohet stacioni i ri i trenit stacioni i autobuseve interurbane te te gjithave drejtimeve me perjashtim te lindjes eshte nje siperfaqe prej 80 mije metrash katrore qe i perket zones se Kasharit. Linja e tramit qe do te pershkoje distancen nga Lapraka deri ne sheshin Nene Tereza pritet te zgjidhe ndjeshem problemin e transportit publik ne kryeqytet. Po keshtu eshte parashikuar qe ne zonen e Laprakes vec terminalit te ri te trenit te jete edhe ai i autobuseve urbane dhe interurbane. Fale kesaj nderhyrjeje prej zones se Laprakes do te nise edhe projekti i njerit prej linjave te tramit Laprake-sheshi Nene Tereza qe do te bashkoje perendimin veriun jugun dhe drejtimet e ndermjetme. Sipas Planit te ri Urbanistik te Tiranes brenda ne kryeqytet te vetmet stacione do te jene ato per 2 tramvajet nje nga Stacion i Trenit-sheshi Nene Tereza dhe nje nga Kombinat-Kinostudio.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›