E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet edhe 3 vjet jete per Sharren

Pas tri vitesh Tirana duhet te kete gati nje landfill te ri per perpunimin e mbetjeve urbane pasi ne kete kohe Sharra do te jete jashte funksionit. Ky shqetesim eshte ngritur edhe nga ekspertet japoneze te JICA-s te cilet thone se qeveria duhet te marre masa per te gjetur nje vend tjeter per grumbullimin e plehrave pas mbylljes se Sharres si dhe te ndaje mbetjet e riciklueshme nga ato te pariciklueshme. Per kete problem kreu i Bashkise u shpreh Ne fushen e menaxhimit te mbetjeve opsionet per te cilat qytetaret do te vendosin  kane te bejne me mbledhjen e diferencuar te mbetjeve nese duhet te ndertohet nje landfill i ri perderisa ne kushtet aktuale ai i Sharres nuk ka me shume se 3-5 vjet jetegjatesi apo duhet te synojme teknologjine Waste-to-Energy si rekomandimi numer nje i Komisionit te BE-se ne fushen e menaxhimit te mbetjeve te ngurta urbane. Ekspertet japoneze kane rekomanduar futjen e tre kazaneve te ndare te mbeturinave si dhe vendosjen e tyre ne vende te pershtatshme per banoret. Sipas projektit japonez  3 kazanet e mbeturinave duhet te jene nje per materialet e thata te riciklueshme nje per materialet e lageshta te riciklueshme dhe nje per mbetje te tjera te mbetura te perziera. Aktualisht ne landfillin e Sharres qe eshte inauguruar ne vitin 2007 grumbullohen te gjitha llojet e mbetjeve me perjashtim te atyre qe klasifikohen te rrezikshme. do dite aty depozitohen rreth 800-900 ton mbeturina nderkohe qe landfilli grumbullon dhe mbetje nga komunat e Tiranes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›