E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimovic me Barcelonen, Valencia nuk shiti Vilen

Presidenti i Barcelones ka kundershtuar politikat e Realit, per shpenzimet e merkatos se veres qe shkojne mbi 200 milione euro, por me oferten e fundit per Zlatan Ibrahimovic ai ka kopjuar rivalin spanjoll, edhe pse eshte perpjekur qe te shpjegohet se kjo eshte nje histori tjeter. Madrilenet per te sjelle ne ekipin e tyre lojtare si Kaka, Kristiano Ronaldo, Raul Albiol dhe Karim Benzema, shpenzuan shume marramendese. Rivali i Realit, Barcelona ka sjelle vetem nje lojtar, Maksullein ne "Kamp Nou", por eshte shume prane nje transferimi tjeter, nder me te medhenjte e historise se futbollit boteror. Fituesit e sezonit te fundit ne "Champions" dhe ne kompeticionet spanjolle kane arritur nje marreveshje per 45 milione euro me Interit, pervec dy lojtareve ne shkembim, Etose dhe Hleb, e cila eshte shume prane zyrtarizimit. Per kete marreveshje, presidenti i Barcelones, Laporta ka theksuar se ajo nuk ka lidhje me politikat e Realit, qe shpenzojne shume te medha. "Kjo eshte nje marreveshje e ndryshme, sepse bazohet ne nje shume me te vogel financiare dhe eshte e arsyeshme", - theksoi Laporta. "Kjo perfshin edhe shitjen apo shkembimin e lojtareve me te cilet jemi ne kontakte per te arritur marreveshjen ne fjale. Nuk eshte marreveshje e shtrenjte. Ajo ka ardhur si shkaku i punes dhe kerkeses per te afruar nje talent". Laporta pranon se e ka takuar personalisht Moratin dhe dy presidentet kane ndare pikepamje te ngjashme, duke shprehur simpati per lojtaret dhe per oferten e parave qe eshte afruar ne arken e Interit, si kompensim. Pritet qe Ibrahimovic te vesh fanellen e Barcelones, pasi shihet si nje sulmues potencial per objektivat e kesaj skuadre dhe Eto te jete pjese e zikalterve, nen drejtimin e Murinjos. Portugezi ka qene i pari qe ka insistuar te Morati per te pranuar marreveshjen. "Si rezultat i bisedimeve qe pata me Eto, para se te takohesha me Moratin, kuptova se duhet te presim edhe pak dite, para se te vendosim ndonje mundesi te kalimit te sulmuesit per te Interi", - shtoi Laporta. Por shtypi ka ngacmuar presidentin e Barces, me faktin se ka deshtuar per te sjelle ne ekip sulmuesin e Valencias, David Vilen. "Oferta jone nuk eshte pranuar nga Valencia," - shtoi Laporta -ne kishim informacion se cfare shume kerkonte lojtari dhe e afruam ate, madje me shume. Kjo ishte e gjitha. Nuk mund te shpenzonim aq para, sa deshironte klubi i Valencias."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›