E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kancelarja Angela Merkel, viziton Tiranën më 14 shtator

Kandelarja gjermane Angela Merkel, pritet të vizitojëTiranën më 14 shtator. Kancelarja Merkel pritet të vizitoj Shqipërinë për të takuar liderët e  Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit. Samiti i fundit i Berlinit është zhvilluar online në datën 5 korrik. Në këtë samit Kryeministri Edi Rama u tregua kritik, në lidhje me liderët e e BE, ku tha se nacionalizmat e vendeve të tyre po vështirësojnë shumë rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Tiranë do të jenë edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, në nivel kryeministrash. Kancelarja Merkel është investuar të çojë më tej iniciativën e saj më të madhe politike që është “Procesi i Berlinit”. “Berlini zyrtar konsideron se Tirana dhe Rama për këto vite kanë relaksuar marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit, veçanërisht me vizitat e ndërsjella në Tiranë dhe Beograd, të cilat ishin në fillim me armiqësi, por më pas me tone të relaksuara”.

Çfarë është procesi i Berlinit?

Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014, i cili më pas u përshëndet dhe u mbështet edhe nga Parisi zyrtar. Procesi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›