E Diel, 1 Nëntor 2026

Kancelarja Merkel: Serbia të respektojë kufijtë e shteteve të rajonit- Njohja e Kosovës faktor për integrimin

20-08-2011 / Gazeta 55

Kancelarja gjermane Angela Merkel mësohet se gjatë një takimi në Beograd do të mbajë një takim me bashkëshorten e ish kryeministrit Zoran Djindjic dhe me përfaqësuesit e fondacionit të tij. Ndërsa, më pas me presidentin Boris Tadiç dhe kryeministrin Mirko Cvetkoviç, ku do të flitet për afrimin e Serbisë me BE-në. Një prej temave më të rëndësishme do të jetë Kosova. Ekspertët në Beograd thonë se kancelarja do t’i thotë përfundimisht “jo” propozimeve për ndarjen e Kosovës dhe do të kërkojë normalizimin e raporteve në veri të Kosovës.
Qarqet qeveritare në Berlin thonë se kancelarja në Beograd do të bëjë të qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht që Serbia të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Por Serbia duhet të njohë kufijtë e jashtëm të vendeve të tjera para se të anëtarësohet në BE.
Peter Weis, kryetar i grupit parlamentar për Evropën Juglindore, thotë se në BE nuk do të pranohet asnjë vend me probleme territoriale.
“Një Qipro e dytë as nuk shtrohet për diskutim. Kjo do të thotë se për perspektivën evropiane të Serbisë duhet të kemi një zgjidhje të kënaqshme edhe për Kosovën. Angela Merkel do të nxisë dhe do të kërkojë prej Serbisë që negociatat me Kosovën të japin rezultate pozitive”- ka thënë ai për “DW”.

Komandati i KFOR-it, Buhler: Grupet radikale nga veriu i Mitrovicës do vihen para ligjit

Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka thënë se KFOR-i ka vënë pika kontrolli në rrugët alternative, të cilat njëkohësisht ishin edhe kalime jozyrtare në veriun e Kosovës.
Në një intervistë për mediat kosovare, Buhler ka deklaruar se pikat e kontrollit janë vënë ditët e fundit, dhe se makinat kontrollohen në kërkim të armëve.
“Meqë tashmë përmes pikave të Jarinjes dhe Bërnjakut është i pamundur kontrabandimi, nuk do të lejojmë që për këtë të përdoren rrugët alternative”, ka thënë Buhler.
Ai ka shtuar se marrja e pikave kufitare në veri nga ana e njësive speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, ka qenë “veprim i njëanshëm”, pasi për këtë aksion është njoftuar në çastin kur është sinjalizuar policia.
“Por nuk dua të them se ka qenë veprim i gabuar”, ka thënë Buhler, duke i akuzuar pjesëtarët e “grupeve radikale nga veriu i Mitrovicës dhe Zveçani”.
Ai ka shtuar se EULEX po bën hetime dhe se dihen emrat e të dyshuarve sikurse po priten rezultate.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›