E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, bllokohen 130 turistë shqiptarë në aeroport

TURQI – Probleme për 130 turistët shqitarë në Antalia. Turistët të cilët duhej të ktheheshin nga pushimet e tyre në orën 15:15 të ditës së sotme kanë ngelur të bllokuar në aeroport.

130 pasagjerët kishin prerë biletat e tyre me anë të agjencisë “World one travel and tours”. Me sa dihet pasagjerët janë zbritur nga avioni vetëm pak minuta para nisjes. Drejtuesit kanë deklaruar se avioni kishte një defekt dhe do të merren masa për ti nisur sa më shpejt.

Drejtuesit japin të dhëna kontradiktore, disa shprehen se pasagjerët do të bëhen gati për fluturim në orën 03:00, të tjerë deklarojnë se nuk do të ketë fluturime deri neser.

Pasagjerët ndërkohë kanë kontaktuar me një tjetër kompani, e cila besohet se do të nis një avion në orën 01:00.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›