Tiranë, plagoset 23 vjeçari, në kërkim 2 autorët
TIRANE- Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e ish- kombinatit “Josif Pashko” në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 20. 15 minuta në një lokal, ndërsa i plagosuri është identifikuar si Artur Shabani, 23 vjec. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Nga të dhënat e para mësohet se autorët janë 2 persona, tashmë të identifikuar dhe të shpallur në kërkim. Në vendngjarje janë gjetur dhe 8.9 gëzhoja të armës së krimit.
(s.g/BalkanWeb)
Nga të dhënat e para mësohet se autorët janë 2 persona, tashmë të identifikuar dhe të shpallur në kërkim. Në vendngjarje janë gjetur dhe 8.9 gëzhoja të armës së krimit.
(s.g/BalkanWeb)