E Diel, 1 Nëntor 2026

METE hap garën për ndërtimin me koncension të HEC-it të ri, "Vokopola"

TIRANË- Hartës së ndërtimit të hidrocentraleve të rinj vendorë me konçension do t'i shtohet edhe ndërtimi i një tjetri, "Vokopola 1" dhe Vokopola 2".

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të zhvillojë në 17 janar 2012 garën e hapur konkuruese me pjesëmarrjen e kompanive të interesuara për këtë objekt të ri energjetik në qarkun e Beratit.

Ftesa për këtë garë përfshin dokumentacionin përkatës për ndërtimin e HEC-it në rrjedhën e lumit të Vokopolës dhe degëve të tij deri në lumin Osum.

Dorëzimi i dokumentacionit nga kompanitë që do të marrin pjesë në këtë garë, parashikon që ata të ngurtësojnë sipas ligjit, 2 % të vlerës së parashikuar prej tyre për ndërtimin e këtij HEC-i të ri, thanë burimet zyrtare të ministrisë së Ekonomisë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›