Florentino: Reali superior ndaj Barcës

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i bindur se ata janë një ekip më i mirë se Barcelona.
“Me kalimin e kohës ne do t`i vlerësojmë meritat e skuadrës tonë. Ne të gjithë kemi nevojë ta rregullojmë problemin me Barcën në aspektin privat, por ne jemi superior me ta vazhdimisht. Në fushë në të cilën ata kanë barazuar, ne kemi fituar bindshëm”.
“Kjo është e qartë se Liga spanjolle po sjell futbollin më të mirë në botë këtu, pasi Santos kurrë nuk do të arrinte të luajë as në Europa League. Vetëm Madrid ishte i aftë ta ndalojë Barcelonën në finalen e luajtur në prill, duke e mposhtur në Kupë pas 120 minutash lojë”, ka deklaruar Perez.