Tragjedi, mbyten në Serbi 16 shqiptarë nga Kosova
16 shqiptarë nga Kosova janë mbytur në lumin Tisa, lumë i cili ndan Serbinë me Hungarinë. Zhdukja e shtetasve nga Kosova ishte konfirmuar nga Ministrja e Jashtme e Kosovës, por tashmë kjo histori ka marrë fund të hidhur.
Tragjedia ka ndodhur, mes qytetit Segedin dhe Subotica, ndërsa lajmi është mbështetur në informacionet e qytetarit Agron Rama nga Kosova, i cili është arrestuar nga policia hungareze dhe dyshohet për trafikim njerëzish.
Agron Rama, i arrestuar, ka deklaruar të ketë qenë në barkë së bashku edhe me 18 apo 19 persona tjerë, kur ajo ka filluar të fundoset, me ç’rast ka arritur t’i shpëtojë dy fëmijët e tij, por jo edhe bashkëshorten.
Agjencitë e lajmeve nga Hungaria deri tani as nuk kanë mundur të pohojnë e as ta mohojnë lajmin, ndërkohë mësohet se të enjten ambasadori i Kosovës në Vjenë ka udhëtuar në Hungari për t’u njoftuar për së afërmi lidhur me këtë ngjarje tragjike.
Një telefonatë e ardhur nga në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, ka bërë të ditur se varka është mbytur në 16 tetor, ndërsa nuk dihet asgjë rreth persona që ishin në të. Deri më tani lajmi nuk është zyrtar për mbytjen e tyre, edhe pse zhdukja e qytetarëve tashmë është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës.