E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri i gjirit; Çdo vit preken 400 gra dhe vajza



Në çdo nëntë gra, njëra do të preket nga kanceri i gjirit, ky është raporti që ekziston sot në botë, por kur flasim për Shqipërinë, situata bëhet më alarmante. Çdo vit në vend zbulohen rreth 400 gra me kancer gjiri dhe pothuajse të gjitha humbasin jetën.

Lumturi Mërkuri: “Çdo vit zbulohen 350 - 400 raste të reja pothuajse të gjitha kanë fund fatal, pasi shkojnë tek mjeku në stadin e fundit”.

Në Ditën Kombëtare të Mamografisë mjekët kërkojnë vëmendjen e grave për të kapur në kohë këtë sëmundje, e cila zë vendin e parë për sa i përket vdekshmërisë tek femrat.

“Femrat që u ka filluar cikli menstrual para moshës 12 vjeç, që u ka ikur pas moshës 50, që kanë lindur fëmijën e parë pas moshës 30 vjeç, që janë të shëndosha, nuk kryejnë aktivitet fizik, kanë një person nga familja të prekur nga kanceri, janë më të rrezikuarat”.

Kanceri i gjirit mund të kurohet nëse kapet në stade të hershme, ndaj specialistët rekomandojnë të bëhet rregullisht vetëkontrolli i gjirit, kontrolli i tij tek mjeku, eko e gjirit dhe pas moshës 40 vjeç të bëhet mamografi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›