Ndëshkohet me gjobë spitali “Nënë Tereza”
21/10/2009 Zbatimi i ligjit antiduhan
Rikthehen kontrollet për institucionet dhe subjektet që nuk zbatojnë ligjin antiduhan. Kontrollet e bëra gjatë këtyre ditëve nga inspektorët sanitarë kanë sjellë një sërë ndëshkimesh jo vetëm për subjekte private, por edhe ato publike. Gjobë i është vënë edhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi në ambientet e saj mungonin shenjat parandaluese, siç përcaktohen në ligj. Konkretisht, në pjesën më të madhe të pavijoneve nuk janë vendosur fare shenjat se ku ndalohet pirja e duhanit. Për këto mangësi të shfaqura në bazë të ligjit administrata e QSUT-së është gjobitur me 50 mijë lekë. Kreu i Institutit të Shëndetit Publik ka pohuar se kontrollet do të vijojnë më të shumta në numër, teksa ka kërkuar edhe mbështetje nga strukturat e tjera qeverisëse. Pavarësisht deklaratave të bëra herë pas here, ende nuk janë gati mendimet apo ndryshimet që do t’i bëhen ligjit, me qëllim që të forcohen kontrollet dhe zbatimi i masave për ndalimin e pirjes së duhanit. Pak ditë më parë, pas publikimit të raportit të progresit për vendin tonë, është pohuar nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë se do të ngrihen grupe të veçanta kontrolli për zbatimin e ligjit kundrejt çdo shkeljeje që do të shfaqet.