E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri i gjirit, teste gjenetike për kura me te lira

 

Teste gjenetike për kura kundër kancerit të gjirit, efikase dhe jo shumë të kushtueshme, dhe më pak toksike. Kjo është terapia e re e antikancerit të gjirit mbi të cilin ka vënë theksin Luca Gianni, drejtori i Qendrës Onkologjike Mjekësore të Institutit Kombëtar i tumorit të Milanos, në kongresin e shoqërisë amerikane të onkologjisë klinike(Asco), që është hapur sot në Çikago. Në Shtetet e Bashkuara janë tashmë dy teste të aprovuara kundër kancerit të gjirit. Duke analizuar ndërhyrjen gjatë operacionit, është e mundur të pakësosh rrezikun e metastazave ose të një tumori të ri, duke iu kursyer pacientëve kimioterapinë kur nuk duhet sepse mundësia për t’u risëmurur është e ulët, më pak se 5 përqind.

“Oncotype”- shpjegon Gianni, mjeku Italian- analizon 21 gene dhe tashmë është testuar në SHBA te 25 mijë pacientë në vit me tumore në gji Her2 pozitiv, për të analizuar rrezikun për ripërsëritjen e sëmundjes në harkun kohor të 10 vjetëve dhe për të identifikuar rastet që nuk kanë nevojë për kimioterapi, sepse është e mjaftueshme terapia hormonale. Kampionët ekzaminohen në një laborator të specializuar në San Francisko, ku dërgohen pas ndërhyrjes kirurgjikale për të analizuar tumorin.

Testi tjetër i pagëzuar “Mammaprint”, është zhvilluar në Evropë ‘karakterizonte 70 gene, edhe në këtë rast për të matur rrezikun e ripërsëritjes së sëmundjes”. Në fakt deri tani teste të tilla nuk janë aprovuar nga autoritetet në Evropë pasi sistemi shëndetësor i BE-se nuk i rimburson. Deri tani kampionët për analizat e tumorit dërgohen në laboratore përtej oqeanit, por kushtojnë shumë deri në 2.500-3.000 dollarë për një test.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›