E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si të kursejmë energji?

 

Nafta,gasi, por edhe elektricitet janë të mira të çmuara, por çmimet këto kohët e fundit duket sikur janë çmendur dhe pagesa për to ehste kthyer ne një faturë lufte. Në dhjetë vjet fatura e elektricitetit eshte trefishuar. Ndërsa gazi ka dyfishuar çmimin në vitin e fundit. Sipas autoriteteve të energjisë, rritja e çmimit do të rritet me 58 euro për çdo familje, 18 euro më shumë për energjinë elektrike dhe 40 euro më shumë për gazin. Por të kursesh është e mundur. Ja disa këshilla kundër faturës së shtrenjtë.

- Bli elektroshtëpiake të klasit A, harxhojnë më pak.

- Vendos llamba me konsum të ulët. Evito llambat halogjene, konsumojnë shumë.

- Fiki komplet pajisjet në kohën kur nuk i përdor, nëse shkon me pushime ul automatin.

- Vendose lavatricen kur është vërtet plot.

- Energjia kushton më pak në darkë dhe gjatë natës. Më mirë t’i përdorësh elektroshtëpiaket gjatë natës.

 - Kontrollo izolimin e dyerve për të mos përhapur nxehtësinë apo ftohjen.

Ndërsa për sa i përket rritjes së çmimit të naftës është e madhe dhe në këtë rast duhet të tregohesh i kujdesshëm që të kërkosh të blesh atje ku është më lirë. Por duhet të presësh që çmimet të bien, pasi në këtë fushë është krizë botërore për rritjen e çmimit të naftës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›