Komisioni i sigurisë miraton ligjin për lëndët plasëse

Komisioni i Sigurisë miraton disa shtesa dhe ndryshime në projektligjin për lëndët plasëse në Shqipëri.
Tashmë fishekzjarret duhet që të regjistrohen, të gjurmohen si dhe të merret leje për tregtimin e tyre. Ministri i mbrojtjes Arben Imami në komisionin e sigurisë deklaroi se këto plotësime të ligjit janë të rëndësishme në mënyrë që lëndët plasëse për përdorim civil të trajtohen në mënyrë të kujdesshme.
Sipas ndryshimeve në këtë projektligj pritet që tashmë lëndët plasëse të jenë të njohura dhe të verifikueshme . Sipas Imamit miratimi i projektligjit është edhe një pikë e cila ndihmon për të ecur në drejtim të BE- së.