E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës: Tubimi i opozitës, rrezik kombëtar

Policia e Tiranës nuk lejon që Partia Sociliaste të zhvillojë manifestimin në datën 28 janar në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Edhe pse selia rozë ka kërkuar kësaj drejtorie që ky tubim të realizohet nga ora 13.30 deri në orën 15.30, përgjigjja nga policia ka qenë negative.

Sipas deklarëtës për shtyp të dhënë nga policia e kryeqytetit mësohet se ky manifestim nuk do të mund të garantohet nga uniformat blu duke e cilësuar si rrezik për sigurinë kombëtare.

Kjo përgjigje e policisë së Tiranës vjen pas demostratës që PS-së zhvilloi në 21 janar ku u plagosën një numër i madh efektivash të policisë si dhe humben jetën 3 persona.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›