E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosen dy ne atentat, kapet nje, tjetri ne kerkim

Tentuan te ekzekutonin ne atentat tre te rinj nga qyteti i Durresit, duke lene te plagosur dy prej tyre, kapet pas nje muaj kerkimesh, i dyshuari kryesor per ngjarjen. Mbremjen e se dieles, agjentet e komisariatit kapen te kerkuarin Bledi Xhani 20 vjec, banues ne lagjen nr. 8. Prokuroria kishte nxjerre nje urdher per kapjen e te riut qe prej fundvitit te kaluar, per ngjarjen e dates 22 dhjetor, ku po ne kete lagje, pas nje konflikti per motive te dobeta, Xhani ne bashkepunim me Gerald Domin dhe Orest Licon, kane tentuar te vrasin me arme zjarri D. R., Sh. D. dhe A. L., te cilet udhetonin me nje veture "Fiat Punto", me targa 887AJJ67. Per pasoje kane mbetur te plagosur te rinjte me inicialet D. R., dhe Sh. D. Aktualisht ne arrati gjendet vetem i dyshuari Gerald Domi, kurse hetimet i kryen prokuroria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›