Firmat e ndertimit, ndotin plazhin me inerte
DURRES- Firmat e ndertimit ndotin bregdetin e Durresit me inerte. Alarmi eshte dhene dje nga Agjencia Rajonale e Mjedisit ne qytet. Rreth 150 metra vije bregdetare ne zonen e quajtur plazhi "Teuta", rezulton te jete ndotur nga hedhja e papergjegjshme e inerteve te firmave te ndertimit ne rere. Kreu i Agjencise, Ramazan Kalia, ka deklaruar se ndotja ekologjike e bregdetit ne zonen e plazhit eshte nje ngjarje e rende, ndersa sqaroi se do te merren masa per ndotjen e plazhit. "Ne do te nderhyjme menjehere per te rikthyer normalitetin ne kete zone, pasi ngjarja eshte e rende", eshte shprehur Kalia. Plazhi i Durresit, ne teresine e tij eshte nje nga plazhet me te ndotura ne Shqiperi, ne nje kohe kur ne te pushojne pjesa me e madhe e turisteve vendas dhe te huaj ne sezonin turistik. Por probleme te ndotjes ekologjike ka edhe plazhi i Vlores, kryesisht zona e "Pyllit te Sodes", Plazhi i Vjeter dhe deri tek "Uji i Ftohte", ku hidhen sasi te medha inertesh nga firmat e ndertimit.