E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxenesit e "Qemal Stafes", proteste per rregulloren e MASH

Nxenesit e shkolles se mesme "Qemal Stafa", kane protestuar pasi nuk kane pranuar nje rregullore te miratuar se fundmi nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, e cila ka te beje me vleresimin e nxenesve. Sipas rregullores percaktohej qe nxenesit, do te vleresohen ne baze te provimeve dhe te mungesave. Kjo ka bere qe nje pjese e mire e nxenesve gjate dites se djeshme te braktisin mesimin, duke protestuar para shkolles se tyre dhe Ministrise se Arsimit ne shenje proteste. Pak dite me pare ketyre nxenesve iu eshte komunikuar urdhri, i cili parashikon ndryshime ne menyren e vleresimit. "Ne urdhrin e ri qe na kane komunikuar, vleresimi yne behet me ane te provimeve, pra perqindjen me te madhe e zene provimet te cilat behen nje here ne muaj. Po keshtu edhe mungesat, ku nese bejne njezet per qind nuk kualifikohen ne kete lende, megjithese nuk e humbim vitin, baze e ketij sistemi jane kreditet", kane pohuar nxenesit protestues. Keta te fundit kundershtojne edhe sistemin e krediteve duke pohuar se nuk bien dakord dhe mendojne se po demtohen me pa te drejte. Megjithese drejtoresha e kesaj shkolle, shpjegon se nxeneseve u eshte komunikuar nje urdher i dyte i cili anulon te parin. "Ne u kemi komunikuar nxenesve nje urdher te dyte, por duket se kjo proteste ka qene nje pretekst per te lene mesimin. Nuk ka asnje ndryshim rrenjesor apo qe demton nxenesit", ka pohuar drejtoresha e kesaj shkolle, Mirela Berisha. Pavaresisht prononcimi te drejtoreshes, nxenesit shprehen se nuk iu eshte komunikuar asnje urdher i dyte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›