E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri në lëkurë: Kujdes buzëkuqët dhe ndriçuesit e buzëve

Buzëkuqët dhe ndriçuesit e buzëve tërheqin rrezet ultraviolet, duke rritur kështu rrezikun për shfaqjen e kancerit të lëkurës. Alarmi vjen nga një grup dermatologësh të “Baylor University Medical Center” të Dallasit, SHBA. 

Sipas Christine Brown, që është një nga autoret e studimit të kryer para pak ditësh, buzët duhet të mbrohen nga rrezet e diellit, dhe kjo bëhet e mundur vetëm duke përdorur një filtër solar që përdoret dhe për mbrojtjen e lëkurës. Sipas sondazheve që janë kryer, vetëm një pjesë shumë e vogël e popullsisë, është e ndërgjegjshme për rrezikun dhe se si mund të mbrohen.
“Buzët janë mjaft më të ndjeshme sesa lëkura, ndaj plakjes që shkaktohen nga dëmtimet kronike që shkakton dielli dhe për pasojë janë më të ndjeshme ndaj kancerit të lëkurës”, ka nënvizuar Brown. Sipas saj, kur një kancer arrin të prekë buzën e poshtme, duke shfaqur një potencial mjaft agresiv, duke dhënë metastaza dhe linfonoduj. “Kushdo që kalon shumë kohë në diell, duhet të përdor krem mbrojtës për buzët, i cili mund të aplikohet dhe poshtë buzëkuqëve klasikë apo dhe ndriçuesve të buzëve”, ka nënvizuar shkencëtarja amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›