Shqipëria merr Presidencën e Detit të Zi
Shqipëria merr kryesinë e radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila përmes një deklarate për mediat thekson se nga dita e djeshme ka nisur zyrtarisht kryesimi i kësaj organizate nga Shqipëria. Ceremonia për marrjen e kryesimit të organizatës është zhvilluar në Stamboll në sekretariatin e përhershëm të organizatës. Gjatë këtij takimi, ministri ynë i Jashtëm, Lulzim Basha, ka prezantuar para vendeve anëtare prioritetet e kryesisë shqiptare, si dhe kalendarin e aktiviteteve të parashikuara që do të mbahen gjatë kësaj periudhe. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, "Lehtësimi i lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve nëpërmjet uljes dhe eliminimit të barrierave administrative të tilla si vizat dhe lejet bilaterale të transportit rrugor, do jenë në vëmendje të Presidencës shqiptare", theksoi ministri Basha. Gjatë fjalës së tij ministri Basha u shpreh se, gjatë muajve që Shqipëria do të ketë kryesimin e radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, tre do të jenë shtyllat kryesore ku mbështeten prioritetet dhe që kanë të bëjnë pikërisht me vazhdimin e reformave strukturore të organizatës, kultivimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me aktorët ndërkombëtarë si BE-ja dhe OKB-ja, si dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes vendeve anëtare të organizatës në nivel sektorial. Në të njëjtën kohë, kreu i diplomacisë shqiptare vuri në dukje vullnetin dhe gatishmërinë e plotë të vendit tonë për të realizuar një Presidencë të suksesshme, bazuar në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare në fushat prioritare si transporti, energjia, turizmi, kultura, mbrojtja e mjedisit, bujqësia, etj. "Për realizimin e këtyre prioriteteve, kalendari i Presidencës shqiptare të BEDZ-it përmban më shumë se 55 aktivitete si: takime të ministrave të Jashtëm, të ministrave të Energjisë e të Turizmit, konferenca ndërkombëtare, takime të grupeve të punës, seminare, ekspozita etj. Një pjesë e madhe e tyre janë parashikuar të mbahen në vendin tonë. Gjatë aktivitetit, ministri Basha ju përgjigj interesimit të medias duke dhënë një konferencë shtypi për gazetarët e pranishëm. Aktiviteti pati pasqyrim të gjerë në median turke dhe atë ndërkombëtare të akredituar në Stamboll", thuhet më tej në njoftimin e zyrës së shtypit. Gjatë qëndrimit në Stamboll, Basha zhvilloi takime me Martin Marmy, sekretar i Përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar të Transportit Rrugor (IRU) dhe me Leonidas Chrysanthopoulos, sekretar i Përgjithshëm i Sekretariatit të Përhershëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.
Vendet anëtare
Shqipëri
Armeni
Azerbajxhani
Bullgari
Gjeorgji
Greqi
Moldavi
Rumani
Rusi
Serbi
Turqi
Ukrainë