“Përplasja” një ngjarje e vërtetë e Ekrem Kryeziut
Eshtë dashur të udhëtohet jashtë qytetit për në tarracën e Rostika Kala, ku në një ambient intim është interpretuar shfaqja “Përplasja”, një dramë e vënë në skenë nga Ekrem Kryeziu.
Në natën e dytë të edicionit të shtatë të festivalit mbarëkombëtar të aktrimit “Apollon 08”, aktorët kanë shpërfaqur personazhet jashtë skenës klasike të teatrit. “Përplasja” është drama e një njeriu të burgosur, i cili jeton dy realitete, atë të qelisë dhe atë të vegimeve, është pritur mjaft mirë nga kritika, të cilët kanë vlerësuar interpretimin e aktorit të njohur Çun Lajçi në rolin e Cen Berishës(i burgosuri i çmendur), Vedat Haxhislamit në rolin e Tonit(një personifikim i dramaturgut Kryeziu) dhe të Blerta Sylaj, vajza e vegimeve së të burgosurit.
* * *
Kjo është një ngjarje e vërtetë që i ka ndodhur dramaturgut Kryeziu, i cili beson se drama “Përplasja”, mbyll periudhën e burgjeve. “Unë nuk kam problemet që kam pasur më përpara, ka përfunduar periudha e burgjeve të mia. Drama e fundit, “Përplasja” tregon se burgjet fizike krijojnë në kokat e njerëzve edhe burgje mendore. Shembulli më i mirë është Shqipëria dhe koha e Enver Hoxhës. Me gjithë ato burgje që kanë qenë jashtë kokës së njerëzve, janë krijuar dhe brenda tyre sepse njerëzit kanë qenë policë dhe gardianë të vetvetes, janë ruajtur gjithnjë që të mos thonë diçka. Këto e kanë shkatërruar psikikën e njeriut. Me këtë kam dashur ta përfundoj. Toni kishte shumë nga unë. Eshtë një ngjarje e vërtetë që më ka ndodhur, me përjashtim që personazhi vritet, ndërsa mua më kanë shpëtuar rojet e burgut. Një i çmendur, i cili ishte dënuar 12 vjet dhe ashtu siç tregohen ngjarjet, më kanë ndodhur. Eshtë pjesë e jetës sime. Gjatë gjithë kohës ekziston frika se, njeriu sado i fortë të jetë, burgu i lë pasoja të tmerrshme në psikikën e tij. Kur dola nga burgu, një mik i imi psikiatër më tha: ‘Po të shikosh me lupë një zot e di se sa mirë je ti, aq të çara ke brenda vetes që nuk i di’. Ngadalë jam duke i shëruar dhe po i mbush me dashuri ato të çara të shpirtit tim”, thotë Kryeziu.
* * *
Në një qetësi vrasëse, Ceni imiton të rënat e një daulle, në tingujt e së cilës luan vallen shqiptare. Në një valixhe të vjetër ai ruan përplasje, si “relike të së djeshmes, dramë e së sotmes. S’do të doja të jetë plagë e së nesërmes”. Në qelinë që e ka matur me pëllëmbë, vazhdimisht vjen ta vizitojë Eva, mishërimi i pasionit të tij dashuror. Papritur i duhet që qelinë ta ndajë me Tonin, gjithashtu i burgosur, i katandisur në grahmat e fundit të jetës. Ceni i flet vazhdimisht për Evën, për vizitat e saj, madje e kërcënon nëse do ia marrë. Dyshimi i vazhdueshëm se Toni është aty për ta spiunuar e brenda përbrenda, konflikti thellohet derisa qelia i mbetet përsëri vetëm, pasi ka mbytur Tonin.