Kanceri trajtim pa hequr organin e prekur

Mjeket Diagnostikimi i kancerit ne kohe e sheron. Akseleratore lineare per lokalizimin e tumorit
Kanceri te rejat dhe zhvillimet me te fundit mbi trajtimin e kesaj semundjeje kane qene trema e diskutimit mes mjekeve dhe akademikeve te njohur shqiptare e greke. Mjeket kane apeluar qe cdokush qe ka shqetesime te vizitohet menjehere te mjeku pasi diagnostikimi i hershem i kancereve ben qe ato te trajtohen deri ne masen 94.
Ne seminarin e pare shkencor te onkologjise te zhvilluar ne spitalin Hygeia i cili u pershendet nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili eshte diskutuar per zhvillimet me te fundit ne trajtimin e kancereve.
Trajtimi
Kryetari i Keshillit Shkencor te Qendres Spitalore Hygeia te Athines theksoi se diagnoza e kryer ne baze te studimit te gjeneve ne nderthurje me lokalizimin e kancerit dhe terapine individuale bene qe trajtimi te jete tejet efikas.
Ne sot dje ne spitalin Hygeia kemi te gjitha mundesite te piketojme specifikisht llojet e ndryshme te kancereve pa shkaktuar efekte anesore apo komplikacione tek organet e tjera jetesore qe jemi mesuar te kemi me modelin e kimioterapise. Nje pike e rendesishme eshte se sot ne bejme diagnostikimin e kancerit permes molekulave biologjike cka bene te mundur piketimin e te gjitha molekulave kancerogjene qe ka cdo pacienti. Mos kini frike nga kanceri eshte nje semundje qe nese e diagnostikojme heret ne me teknologjine dhe njohurite tona e kurojme ate - tha Paris Kozmidhis.
Aparaturat
Per here te pare ne vendin tone jane futur akseleratoret lineare te cilet garantojne lokalizimin e tumorit ne trajtimin e tij pa prekur indet e shendosha qe rrethojne masen e tumorit.
Kancerin e gjirit te stomakut dhe te tiroideve ne mund ti mjekojme pa i hequr organet e prekura nga kanceri. Grate e prekura nga kanceri i gjirit deri vone i nenshtroheshin nje operacioni ku i hiqnin gjirin ndersa ne sot bejme mjekimin e tij duke e shpetuar gjirin. Trajtimet qe perdoren ne Evrope perdoren dhe ne Hygeia Spital. Nuk ka nevoje qe shqiptaret te ikin jashte per tu operuar ata mund te kene ketu te gjitha trajtimet bashkekohore ne kete fushe. Ne kemi shume opsione per pacientet ne faze te avancuar me kancer por ajo qe eshte e rendesishme eshte diagnostikimi i hershem i kancerit - thote Dimitris Tsiptsis kirurg.
Te pakten nje e treta e pacienteve te trajtuar me keto metoda kane pasur permiresim te ndjeshem. Tri jane armet per trajtimin e kancerit kirurgji kimioterapi dhe rrezatim. Duhet te kete nje bashkepunim te ngushte mes tyre per te pasur sukses. Jemi me fat qe ne Tirane kemi ekip dhe aparatura te specializuara. Permes skanerit tredimensional lokalizohet kanceri dhe me pas permes akseleratoreve kryhet rrezatimi vetem ne zonen kancerogjene pa shkaktuar asnje dem anesor. Rrezatimi kryhet edhe ne organe delikate si laringu apo syte - thote Kostas Dardoufas radioterapeutist. 11 milione njerez ne gjithe Evropen jane diagnostikuar me kancer. Ata jane trajtuar dhe kane mbijetuar.
Topalli thirrje per diagnostikimin e hershem te kancereve
Qeveria shqiptare po forcon politikat ne zhvillimin e reformave qe mundesojne diagnostikimin dhe kapjen ne kohe te tumoreve - u shpreh dje Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ne nje konference per onkologjine organizuar nga spitali Hygeia ne Tirane. Kryetarja Topalli e njohur ne angazhimin e saj ne luften kunder kancerit tha se konsultat e perbashketa dhe shkembimi i eksperiencave do te japin nje diagnostikim te shpejte te semundjes dhe trajtim me bashkekohor. Jozefina Topalli Une personalisht do ti beja apel cdo nene cdo zonje cdo individi te bejne kujdes per shendetin e tyre qe te prevenojne ate qe mund te jete fatale por mbi te cilen ne mund te fitojme.
Ajo tha se brenda nje viti nuk do te konsiderohet me luks e sakrifice radioterapia me akseleratoret me moderne te kohes qe permireson ndjeshem ecurine e semundjeve kanceroze dhe cilesine e jetes se pacienteve te prekur prej tyre.