E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatët e PD në Tropojë: Në mandatin e dytë më shumë investime në rrugët rurale

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun e Kukësit, Besnik Dushaj, në një takim me banorë të zonës të Valbonës, në rrethin e Tropojës, ka premtuar hapjen gjatë stinës së verës të një pike kalimi kufitar me Kosovën, në Qafën e Vranicës, në mënyrë që banorët nga të dy anët e kufirit të mund të lëvizin lirshëm. Duke u ndalur tek investimet e realizuara nga maxhoranca e djathtë në rrethin e Tropojës, Dushaj u shpreh se "PD i ka realizuar premtimet. Rruga e Valbonës po ndërtohet sipas parametrave bashkëkohore, po ashtu edhe ujësjellësi i qytetit të Bajram Currit, që mundëson furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit e fshatrave përreth tij". Sipas zotit Dushaj, gjatë mandatit të dytë qeverisës së PD, do të rriten ndjeshëm investimet në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore në zonat rurale në këtë qark.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›