E Diel, 1 Nëntor 2026

U akredituan sot pranë KQZ-së 181 vëzhgues të Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi 181 vëzhgues afatgjatë të Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut (Shqipëri), që do të monitorojnë procesin zgjedhor të 28 qershorit. Monitorimit të zgjedhjeve të përgjithshme sot iu bashkuan edhe vëzhguesit e këtij Forumi, dokumentacioni i të cilit i paraqitur pranë KQZ-së, ishte konform ligjit. Gjithashtu, sot komisioni zgjedhor miratoi dhe akreditimin e 3 përkthyesve të misionit të OSBE/ODIHR, të cilët do të shoqërojnë vëzhguesit e këtij misioni në monitorimin e procesit zgjedhor të 28 qershorit. Një muaj më parë KQZ miratoi listën e 32 përkthyesve të këtij misioni.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›