Gjykata del kundër Avokatit të Popullit: Nuk kemi evidentuar ushtrim dhune nga policia ndaj të miturve
Në kundërshtim me publikimet e bëra në disa media, në lidhje me sondazhin dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, "mbi dhunen policore tek te miturit e paraburgosur ne Tirane", përmes një përgjigje zyrtare,Policia e Tiranës sqaron se gjatë vitit 2009, në asnje rast gjykata nuk ka evidencuar përdorim të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj të miturve. “Marrja në pyetje e të arrestuarit apo të ndaluarin nga Prokurori, është bërë gjithnjë në prani të avokatit mbrojtës, ndërkohë që ambjentet dhe kushtet ku mbahen të ndaluar apo arrestuar, janë përmisuar në mënyre të vazhdueshme, duke përmbushur parametrat dhe standartet e parashikuara nga ligji," bëhet e ditur në përgjigjen zyrtare të Policisë së kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, janë punuar në mënyrë të vazhdueshme dispozitat që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave dhe lirive të personave të shoqëruar, ndaluar apo arrestuar, për aq kohë sa ata trajtohen dhe sigurohen në ambjentet e Policisë. Gjatë vitit 2009, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës nuk ka konstatuar asnjë rast të shkeljes së dispozitave proceduriale nga oficerët e shërbimeve të policisë gjyqësore që kanë hetuar vepra penale, ku të miturit kanë qenë subjekte të këtyre veprave, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk është konsideruar i pavlefshëm në asnjë fazë hetimi, thuhet në njoftimin zyrtarë të Policisë së Tiranës. "Konkluzionet e Avokatit të Popullit, pa ju nënshtruar më parë analizave dhe ballafaqimit të provave dhe fakteve, nuk i shërbejnë përmirsimit të punës së policisë në trajtimin ligjor të të miturve, por diskriminojnë punën dhe përpjekjet e policisë së kryeqytetit per arritjen e standarteve ligjore dhe profesionale për respektimin e të drejtave dhe lirive themlore të shtetasve," thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë në Kryeqytet.
...