Dhuna në Laç, FSH masa ndaj ekipit, policia arreston përgjegjësit

Sot nga Prokuroria e Kurbinit janë nxjerrë dy mandat-arrestet e para për dhunën e ushtruar në Laç pas përfundimit të ndeshjes Laçi-Kastrioti. Siç bëhet e ditur nga burimet zyrtare të Policisë së Kurbinit, komisariati i kësaj policia ka zbatuar menjëherë urdhërin dhe ka vënë nën pranga Ardian Laskën, zëvendëstrajner i ekipit të Laçit dhe Dod Laskën, vëllain e presidentit të Laçit, Pashk Laska.
Këta të arrestuar akuzohen për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit të FIFA-s, Lorenc Jemini. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, që u zhvillua të dielën, presidenti i ekipit të Laçit, Pashk Laskaj, ka kërkuar mbylljen e kamerave.
Më pas jo vetëm ai, por edhe dhjetëra tifozë kanë sulmuargjyqtarin e FIFA-s, Lorenc Jeminin dhe lojtarët e Kastriotit. Gjithashtu, Komisoni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi që skuadra e Laçit të dënohet me pezullim ndeshjesh jashtë fushe dhe pa tifozë, ndërkohë ajo vendosi që t`i zbresë kësaj skuadre 6 pikë. Ndërsa presidenti i klubit të Laçit është dënuar me 2 vjet pezullim.