"Kandidatet per deputete, jo emra te rastesishem"

Deputetja e Partise Demokratike, Lajla Pernaska thekson se partite politike ne vend, duhet t'i ruhen perzgjedhjes se kandidaturave te rastesishme ne listat e deputeteve te vitit te ardhshem. Ne nje interviste per "Koha Jone" deputetja Pernaska, teksa komenton nismen e re ligjore per perfshirjen e 30% te femrave ne listat per deputete, thekson se grate qe do te zgjidhen nga PD, duhet te permbushin nje kriter te rendesishem sic eshte edhe kontributi ne kete parti. Sipas saj, prurja femerore ne PD nuk mund te vije vetem pak kohe perpara shpalljes se listave, por duhet te jete nje zgjedhje e cila bazohet ne vlera te djathta dhe kontribut politik. Deputetja e PD-se shprehet se Lidhja Demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor i PD-se jane institucione te rendesishme, te cilat duhet te sjellin prurjet me te medha, ne kuader te listes se kandidaturave per deputete.
Si e shikoni nismen e re te sanksionuar ne Kodin Zgjedhor per perfshirjen me 30% te femrave, ne listat zgjedhore te partive parlamentare?
Per mua eshte nje hap shume pozitiv, sepse eshte nje mase e cila pritet te ndihmoje ne zhbllokimin e nje ngerci te krijuar sidomos pas vitit 1997. Pas ketij viti dhe deri tani, perfshirja e grave shkon nga 5 deri ne 7% dhe vete shifra tregon nje diskriminim shume te larte, per sa i perket nivelit te perfaqesimit, kur ne vend jane pothuajse 50% e popullsise, femra. Nga ana tjeter, Shqiperia ka vertete nje perqindje shume te larte te grave te shkolluara dhe te diplomuara ne dege te ndryshme te universiteteve tona dhe po keshtu, kjo perqindje e larte duket edhe ne nivelet e studimeve pasuniversitare. Femrat tashme kane treguar se kane nje nivel te larte edukimi ne vend. Ne kete kuader miratimi i ligjit per perfshirjen e 30% femrave ne Parlament, pritet te sjelle nje situate te re dhe te kapercehet ky ngerc, ku ishte mberthyer jeta politike ne pergjithesi dhe perfaqesimi politik ne vecanti prej nje dekade. Por une mendoj se, per ta aplikuar kete mekanizem eshte nje sfide me vetvete. Kjo sepse perfshirja e grave nuk ka te beje vetem me nje shifer artificiale per ta permbushur, por eshte nje mase minimale aksesi, domethene perfshirjeje ne gare. Per mendimin tim gara me te gjitha parametrat qe ajo mbart, duhet te kete edhe kriteret perkatese, per te garuar me vlerat dhe kapacitetet e cdo individi, jo vetem femrat por edhe meshkujt. Keshtu qe ne kete koncept une besoj se udheheqesit politike do ta respektojne kete gare. Duke qene pjese e Partise Demokratike dhe duke njohur nga afer gjithe aktivitetin politik te kesaj partie qe sot eshte qeverisese, mendoj se do te respektoje pikerisht keto kritere, qe te perfshije ne listat e saj ate kontingjent femeror, qe ne radhe te pare e perfaqeson me dinjitet te djathten shqiptare, por qe perfaqeson edhe nivelin intelektual te femres shqiptare.
Si nje deputete e Partise Demokratike, mendoni se kjo force do ta kete te lehte nje implementim sa me korrekt te kesaj kuote ne listat e saj?
PD eshte nje force politike qe ka provuar paraprakisht se ka nje vizion te hapur ne kete drejtim dhe nje mentalitet te avancuar. Demokratet e kane aplikuar kuoten per perfaqesimin e femrave qe ne vitin 1996, kjo nuk ka ndodhur vetem ne radhet e partise, por edhe ne zgjedhjet parlamentare, qe u zhvilluan ne vitin '96. Ne listat elektorale te PD-se 12 vite me pare u aplikua edhe nje kuote prej 25% per perfshirjen e grave. Kjo u realizua ne ate kohe me nje nderhyrje te drejtperdrejte te Presidentit te asaj kohe, z.Sali Berisha i cili si individ ka nje vizion shume te avancuar ne kete aspekt. Kjo ishte nje mase qe rezultoi si shume e suksesshme, sepse nga 25% e femrave qe hyne ne gare, dolen rreth 20% fituese, duke shenuar edhe si niveli me i larte i perfaqesimit femeror ne Parlament, ne kohen e tranzicionit. Duke pasur kete lloj praktike dhe kete eksperience, une besoj se per sa i perket PD-se do te kete nje organizim shume te mire ne kete drejtim. Nuk duhet te harrojme qe eshte vullneti i kesaj force politike, qe tashme eshte ne qeverisje, e cila beri te vijme ne keto masa. Kjo, sepse edhe shoqeria civile, ku une kam kontribuar, kane propozuar nisma per nje perfshirje sa me te madhe te femrave ne Parlament qe ne vitin 2000. Por pavaresisht se u investua shume dhe u punua me trajnime, dukej qarte nje mungese e vullnetit politik te Partise Socialiste, qe drejtonte ne ate kohe, per te pranuar ne legjislacion, perfshirjen e grave me kuota te caktuara. U desh te kthehej PD-ja ne pushtet per te mbyllur edhe shume nisma te rendesishme te nisura qe ne mandatin e pare te qeverisjes se saj, mes tyre edhe nisma per perfshirjen e grave me kuota ne vendimmarrje.
Cilat jane rruget qe duhet te perdor PD per te terhequr rreth saj gra te cilat meritojne te jene pjese e listave per deputete?
Une mendoj se Lidhja Demokratike e Gruas eshte nje organizate qe ka qene historikisht aktive, qe ka luajtur nje rol kyc ne jeten e PD-se dhe jo vetem gjate kohes ku kjo force politike ka qene ne opozite. Historikisht kjo lidhje ka perfshire brenda saj nje kontingjent grash te mrekullueshme, intelektuale te fushave te ndryshme, profesioniste shume te mira qe jane angazhuar vullnetarisht prane kesaj lidhjeje. Aktualisht Lidhja Demokratike e Gruas ka filluar edhe riorganizimin e saj ne kuader te te gjithe riorganizimit te strukturave te PD-se, per te pasur nje pershtatje sa me te mire me ndryshimet e bera ne sistemin elektoral ne vend dhe gjithashtu Kodin e ri Zgjedhor. Une nuk do te prisja qe prurja femerore ne kete parti te ishte e rastesishme ose te vinte ne nje moment te caktuar, si per shembull pak menjehere para shpalljes se listave ose perpara fillimit te fushates zgjedhore. Per mua ky eshte nje proces afatgjate i cili seleksionon vetvetiu edhe ato kandidate qe plotesojne vlerat e perfaqesimit ne radhe te pare, por qe kane edhe nje kontribut. Une mendoj se duhet te vleresohet ne menyre te vecante edhe kriteri i kontributit ne parti, sepse ne fund te fundit politika eshte kontribut dhe angazhim. Politika nuk mund te behet as ne menyre te rastesishme, as me korrespodence dhe as ne menyre aksidentale. Nuk mund te merren njerez te caktuar si burra dhe gra nga nje profesion i caktuar dhe te futen menjehere ne listat e partive politike. Per mua kjo eshte nje praktike qe nuk mund te funksionoje sepse procesi duhet te jete me afatgjate, te jete seleksionues te jete ne baze te kritereve, si kontributeve ashtu edhe profesionale. Kur keto bashkohen bashke, mendoj se eshte prurja me e mire jo vetem per femrat por edhe per meshkujt.
Mendoni se perpara zgjedhjeve te vitit te ardhshem, PD duhet te ngreje serish nje forum te ngjashem me KOP-in e vitit 2005 per te terhequr nga aty te rinj dhe intelektuale, qe synojne te kontribuojne ne qeverisje?
Sigurisht qe situata e vitit 2005 kishte kontekstin e saj si politike edhe sociale. Tashme ne jemi ne nje situate krejt tjeter, ku PD-ja tashme eshte nje force shume e zhvilluar dhe e angazhuar. Kjo sepse PD eshte nje force qe tashme ka me shume se 3 vite qeverisje dhe nje format te vecante, dhe mendoj se do te ndryshoj edhe formati me te cilin kjo force do te paraqitet ne fushaten elektorale te vitit te ardhshem. Po keshtu edhe Forumi Rinor ka pasur gjithmone prurje shume te mira dhe si te gjitha strukturat e tjera te PD-se dhe ky forum po riorganizohet. Por keto forume si leva te Partise Demokratike, kane qene dhe mbeten te hapura, per te gjitha kontingjentet dhe prurjet e reja. Ne fund te fundit politika eshte deshire dhe vullnet dhe ai qe i ka keto cilesi, mund te afrohet dhe te angazhohet per te dhene kontributin e tij. Kjo mendoj se eshte menyra me e mire per te funksionuar nje institucion, sic eshte Partia Demokratike dhe po keshtu te jete sa me i efektshem ne punen e tij. Prandaj vete menyra se si organizohet nje force politike, nuk le vend per shume prurje te rastesishme dhe ne momentin kur ajo eshte nje force qeverisese si PD, thesi i prurjeve normalisht eshte me i madh.
Duke qene nje nga te paktat deputete femra ne Kuvend, cili eshte angazhimi juaj pervec punes se perditshme si parlamentare?
Une personalisht pervec punes se perditshme si parlamentare dhe pasjes kujdes te ceshtjes se grave ne politike qe eshte pjese e natyrshme e angazhimit tim, punoj edhe me rinine dhe femijet. Aktualisht jam duke mbeshtetur nje program kombetar, qe quhet "Jeto Shendetshem". Ky eshte nje program qe i adresohet kryesisht adoleshences, pra te rinjve te shkollave te mesme, i mbeshtetur nga UNICEF dhe nje rrjet organizatash rinore. Ne menyren se si eshte organizuar ky program, pervec informacionit plotesues qe i shkon grupmoshes perkatese, per nje menyre jetese te shendetshme, i jane bashkangjitur edhe ligjet qe jane ne fuqi. Une kam punuar ne statusin si deputete dhe ne permiresimin e legjislacionit per kete grupmoshe, dhe iniciativa e pare ligjore ku kam punuar ka qene ajo per parandalimin e alkoolit te te miturit. Ështe nje ligj qe e kam shume per zemer dhe jam mbeshtetese e zbatimit te tij, duke qene se po has veshtiresi ne zbatim.