Te miturit e paraburgosur, teater, vjedhje me pistoleta

Nje shfaqe teatrore eshte paraqitur dje nga 7 djem te mitur te cilet jane duke vuajtur denimin e tyre. Nisur nga nje histori e vertete e njerit prej djemve, nen ndihmen e nje prej punonjesit te burgut 313, te miturit kane sjelle nje mesazh para publikut. Teatri niste me nje grabitje te dy te miturve me arme, te cilet ishin vete shoket e tij. Te gjitha leket, do te harxhohen duke u dehur ne lokale te shtrenjta, e ku bakshishi shkon ne 5 mije leke. Pas kesaj kreu i grupit urdheron serish shokun e tij, qe te gjeje te tjera leke. Nen presion i mituri do te duhet te shkoje te vjedhe shtepine e njerit prej shokeve te tij. Per te realizuar kete vjedhje ai ka marre me vete nje kapuc, qe duhet ta perdorte si maska. Perpara se te trokase ne dere, i mituri nise te beje provat per menyren sesi duhet t'i kerkoje leket, pasi merr guxim i troket ne dere. Por gjate atij momenti pistoleta qe mbante ne brez do te bjere ne shesh. E zonja e shtepise e fton te miturin te hyje brenda, ndersa ai takon dy shoket e tij, duke mos kryer dot vjedhjen e radhes. Skena do te perqendrohet me tej ne nje pub, ku shoket nisin te ngacmojne nje vajze. Nje e nga nje ato shkojne ta ftojne per kafe, por pa asnje rezultat. I fundit i grupit, edhe me i ndruajturi do te shtyhet nga shoket dhe do te arrije qellimin e tij, ndersa shoqeria do te acarohet.