Zhduket 20-vjecarja, qyteti ne shok
Elbasan- Zhdukjet misterioze te qytetareve "zhysin" nen shok Elbasanin. Dy dite me pare, vellai denoncoi largimin pa gjurme te motres se tij 20-vjecare, Odeta Tabaku, ne Komisariat, duke e cuar ne tre numrin e te humburve. Me pare ishte denoncuar zhdukja e tregtarit 46-vjecar, Hekuran Latollari dhe nenes se dy femijeve, 25-vjecares Sheqere Kurti, nderkohe qe numri i personave te humbur ne shkalle vendi ne tre muaj shkon ne shtate.
Duket sikur nje dore enigmatike perpin cdo dite banore te ketij qyteti. Policia e Elbasanit ka shpallur dje ne kerkim Odeta Tabakun, me banim ne lagjen "Dyli Haxhire", e cila per here te fundit eshte larguar nga banesa rreth ores 15:00 te se martes. Sipas deshmise se familjareve, vajza nuk eshte kthyer deri ne mbremje, kur eshte bere dhe denoncimi nga i vellai, Enkel Tabaku, 23 vjec. Sipas te afermve, Odeta ka dale nga shtepia rreth ores 15:00 pa dhene shume shpjegime. Kane pritur kthimin ne familje, por kur vajza eshte vonuar kane nisur nga kerkimet duke pyetur tek fqinjet, te afermit dhe miqesia, por nuk kane marre asnje lajme per fatin e saj.
Vellai i eshte drejtuar me pas per ndihme policise, pasi kerkimet private nuk kane dhene asnje rezultat. Ne oren 17:30 ai ka depozituar nje kallezim penal per zhdukjen e motres, ndersa mendohet se vajza ka pasur lidhje dashurie me ndonje djale. Nje tjeter piste eshte edhe gjendja e depresionit, e shkaktuar nga ndonje pakenaqesi apo qortim. Por familjaret e marre ne pyetje, jane shprehur se nuk kishte asnje arsye familjare qe ajo te braktiste banesen.
Mesohet se policia ka pyetur te afermit dhe shoqet e vajzes, por pa mundur te marre ndonje shpjegim se ku fshihet ajo. Hetuesit i tremben edhe ndonje paramendimi te vajzes per flijim ne momente depresive, ashtu sikurse edhe per dy rastet e tjera. Tabaku mesohet se nuk ka pasur aparat celular kur eshte larguar dhe kjo veshtireson kerkimet per gjetjen e saj.
Fatos Salliu
Tre ne Elbasan dhe Berat, nje ne Shijak
Tronditet opinioni, shtate te humbur ne 3 muaj
Zhdukja e Odeta Tabakut e con ne tre numrin e te humburve brenda 6 ditesh ne Elbasan. Te premten e kaluar humbi kontaktet me familjen tregtari Hekuran Latollari me banim ne lagjen "Kongresi i Elbasanit". Edhe pse kane kaluar dite kerkimesh nga familja dhe policia, ende nuk ka shenja jete per 46 vjecarin, qe heren e fundit eshte pare t'i hipte ne qender te qytetit, nje autobusi urban qe te conte drejt Ures s Shkumbinit. Te dielen u zhduk nga shtepia edhe Sheqere Kurti, 25 vjece, me banim ne lagjen "Emin Matraxhiu". Nena e dy femijeve ishte shprehur se po dilte per te blere nje torte per festen e Kurban Bajramit. Por me pas nuk u kthye me ne familje. Denoncimi per humbjen u krye nga bashkeshorti Astrit Kurti. Edhe per 25 vjecaren nuk ka pasur asnje lajm per vendndodhjen deri mbremjen e djeshme. Nderkohe qe edhe ne qarkun e Beratit rezultojne te humbur tre persona ne tre muajt e fundit. Policia ka marre denoncime per humbjen e Vladimir Rakipit, 55-vjec, Entela Sulkos, 19-vjece dhe Admir Kosoves, 19-vjec. Po keshtu nje i mitur, 14-vjecar ka humbur prej tre javesh ne Shijak.