E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, qeveria gati shperblimin

Pensionistet ne te gjithe vendin ne fshat dhe ne qytet do te marrin 5 mije leke te reja shperblim nga qeveria me rastin e festave te fundvitit. Ky ishte edhe premtimi qe beri diten e djeshme kryeministrit Berisha, gjate mbledhjes se radhes se qeverise. Por nga ana tjeter, ne fjalen e tij kryeministri Berisha deklaroi se edhe punonjesit e administrates publike do te shperblehen me rastin e ketyre festave, me nje shperblim qe shkon nga 10 mije leke te reja, deri ne nje page plus. Ne kete menyre qeveria do te mendoje per 800 mije familje shqiptare, ne prag te festave, duke ua bere atyre me te lehta harxhimet per t'i festuar ato sa me mire, ne keto momente te fundvitit, ku ne kundershtim me vendet e tjera, madje dhe te rajonit, cmimet ne vend qe te pesojne ulje me rastin e festave, arrijne nivele tronditese te rritjes. Sipas Berishes, kete akt qeveria e konsideron si nje kartoline per festat, akt i cili e ben edhe me te paperfillshem inflacionin e ulet prej 2.6% qe ka ekonomia e vendit aktualisht. "Ne ndermarrim kete akt tradicional per kete qeveri si nje vullnet te qeverise per t'i uruar Vitin e Ri qytetareve te vendit jo vetem me fjale, por edhe me nje shperblim ne fund te vitit, me te cilin behet i paqene inflacioni, qe ishte ne nivelet me te uleta prej 2.6 per qind. Ne kete menyre, ata lehtesohen dhe kursimet e tyre nuk preken shume per te festuar Vitin e Ri", deklaroi kryeministri. Por ne menyre te qarte ai shpjegoi se ky vendim i qeverise, nuk ndikon ne shtesen qe qeveria ka vendosur t'i beje pensioneve ne muajin maj te vitit te ardhshem, por lidhet vetem me nje qendrim te saj tradicional me rastin e festave te fundvitit. Sipas Berishes, nuk ka asnje rrezik qe qeveria ta harroje premtimin e saj per rritjen e pensioneve me date 1 maj, duke hedhur poshte zerat qe jane perhapur ne lidhje me kete ceshtje. "Pensionistet, ne mbare vendin do te marrin nje shume prej 5 mije leke, kudo qe ndodhen dhe te te gjitha kategorive. Kjo shume nuk llogaritet ne rritjen e premtuar te pensioneve. Rritja e pensioneve ne daten 1 maj do te jete 20% per pensionet ne fshat dhe 10% per pensionet ne qytet. Ndaj dhe shperndarja e lajmeve nga zyrat e 'deshperimit' se nuk ka leke per rritjen e pensioneve", deklaroi ne fjalen e tij Berisha. Ai ka siguruar 520 mije pensioniste shqiptare se leket ekzistojne dhe pensionet ne 1 maj, per 170 mije pensioniste ne fshat do te kapin dyfishimin e tyre dhe per 260 mije pensioniste ne qytet pensionet rriten nga 40 deri ne 70 per qind ne 4 vjet. Nga ana tjeter ne lidhje me shperblimin e punonjesve te administrates kryeministri Berisha shpjegoi edhe menyren se si do te ndahej ky shperblim. Keshtu sipas kryeministrit Berisha, perparesi absolute do te kishin ata punonjes te administrates te cilet kishin edhe pagat e uleta. "Qeveria kete vit ka qene serish e vemendshme ndaj administrates, e cila do te shperblehet jo me pak se 10 mije leke dhe jo me shume se dyfishim i pages dhe kjo me perparesi absolute per pagat e uleta", deklaroi kryeministri. Shperblimet per festat e fund vitit pritet te shperndahen duke nisur nga mesi i muajit Dhjetor, ne menyre qe brenda muajit shperndarja te jete bere e plote per te gjitha kategorite. Fatjona Mejdini

Punonjesit e administrates shteterore duket se do te jene me te favorizuarit per sa i perket shperblimit te fundvitit. Keshtu shperblimi limit i ketyre punonjesve nuk do te jete me poshte se 10 mije leke te reja. Me pas sipas pozicionit, pages dhe gjendjes se ketyre punonjesve do te mendohet edhe per shtesa te reja.

Kryeministri Sali Berisha premtoi dje se shtesa prej 5 mije lekesh per pensionistet ne te gjithe vendin do te ishte vecmas asaj qe qeveria e konsideronte si rritjen me te madhe te pensioneve bere ndonjehere. Keshtu sipas Berishes, ne maj te vitit te ardhshem pritet edhe rritja e pensioneve per te gjitha kategorite.

1 Maj I vitit te ardhshem eshte muaji ne te cilin pensionet e fshatit do te rriten 20% dhe 10% do te jete rritja per pensionet ne qytet. Keshtu kryeministri Berisha sqaroi se qeveria kishte te gjithe fondin e duhur per te bere ne Maj kete rritje.

Qeveria, diferencim shperblimi

Kete vit qeveria per here te pare ka menduar te beje nje ndarje te diferencuar te shperblimit per punonjesit e administrates. Keshtu sipas kryeministrit Berisha, nese nga miradministrimi kane tepruar ne fondin e pagave, edhe permbi pagat e uleta, limiti per administraten do te jete jo me pak se 10 mije leke dhe jo me shume se nje page. Keshtu sipas Berishes qeveria ka dale nga rregulli i viteve te meparshme, duke menduar me shume per ata punonjes qe kane paga te uleta dhe shume femije. Ne kete menyre shtresat qe kane nevoje jane ato qe perfitojne me shume.

Perfituesit dhe masa e shperblimit

800 mije familje perfitojne shperblimin e fundvitit.

5 mije leke te reja eshte vlera e shperblimit per pensionistet.

520 mije pensioniste perfitojne nga ky shperblim.

280 mije punonjes te administrates shteterore do te shperblehen.

10 mije leke te reja eshte minimalja qe do te shperblehen.

2 rroga eshte edhe maksimalja e shperblimit te punonjesve.

20 per qind rritje pensioni me 1 maj 2009 ne fshat.

10 per qind rritje pensioni me 1 maj 2009 ne qytet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›