E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatët për kryetar të PD-së prezantojnë sot në Elbasan dhe Fier platformën për drejtimin e opozitës

06-07-2013 / Gazeta 55

Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi zbresin sot për fushatë në qarqet ku mendohet të kenë mbështetjen më të madhe pas Tiranës. Kryebashkiaku do të kërkojë votat e anëtarësisë demokrate në Elbasan, aty ku u zgjodh deputet në vitin 2009. Ministri i Punëve Publike udhëton drejt Fierit për të bërë fushatë, tashmë jo si deputet për herë të dy radhazi nga ky qark, por për garën e tij për kreun e PD-së. Anëtarët që do të zgjedhin mes të dyve pasuesin e Sali Berishës në PD janë ata që figurojnë të regjistruar në listat e anëtarësisë deri më 15 maj. Mbyllja e listave zgjedhore të anëtarësisë dy muaj para zgjedhjes së kryetarin është rregulli që demokratët thonë se e kanë ndjekur tradicionalisht.
Pavarësisht zgjedhjeve të 22 korrikut për kreun e PD, fluksi i anëtarësimeve vijon. Një prej atyre që ka marrë kartën e anëtarësisë është Sybi Hida, deputeti i legjislaturës që mbyllet në shtator. Edhe pse eksperti i ekonomisë nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ri, ka vendosur të bëjë opozitë, duke u përfshirë para tre ditëve zyrtarisht në radhët e demokratëve. Ai nuk do të mund të zgjedhë mes Bashës dhe Olldashit, por garën mes tyre e vlerëson reale dhe të fortë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›