Kandidatët që kanë nisur fushatën për vendet bosh në KLD
Emrat e gjyqtarëve që po kërkojnë votën e kolegëve.
Laureta Rryçi
Tiranë - Gjyqësori është përfshirë nga “ethet” e zgjedhjeve për vendet bosh në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Gjyqtarët kanë vetëshpallur kandidaturën dhe vetëm prej pak ditësh kanë nisur fushatën nëpër gjykata të ndryshme të vendit. Ata kanë nisur të realizojnë takime me gjyqtarë të ndryshëm, duke i kërkuar votën për të përfaqësuar të drejtat e tyre në strukturën e Këshillit. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë emrat e kandidatëve, të cilët tashmë e kanë shpallur publikisht ambicien e tyre për të qenë pjesë e KLD-së. Ata përfaqësojnë gjykata të ndryshme të vendit në Tiranë dhe në rrethe. Midis tyre ka dhe kandidatë që mbajnë aktualisht postin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit. Nuk mungojnë edhe emra që hedhin kandidaturën e tyre për të disatën herë, një ndër to është edhe emri i gjyqtarit Gjin Gjoni.
Tirana
Mbarimi i mandatit të tre anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka rikthyer fushatën në radhët e Gjyqësorit. Deri tani numërohen të paktën 12 kandidatura të vetëshpallura, që kanë nisur zyrtarisht fushatën për të fituar besimin e kolegëve jo vetëm të gjykatës ku ata punojnë çdo ditë. Vetëm Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka deri tani tri kandidatura. Midis tyre është zëvendëskryetari i kësaj gjykate, Artur Gaxhi dhe dy gjyqtarët, Gjin Gjoni dhe Artan Broci. Gjin Gjoni mbahet mend si një nga kandidatët që ka pasur si ambicie të hershme postin si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Mirëpo një masë disiplinore para shumë vitesh e detyroi të tërhiqej nga gara në fazën e fundit të votimit. Si gjyqtari Gjoni, ashtu edhe Broci, mbahen mend në konferenca si replikues me drejtuesit e Gjyqësorit, duke ngritur herë pas here probleme të mprehta.
Rrethet
Pjesa tjetër e kandidatëve u përkasin gjykatave të rretheve. Midis tyre janë emrat e dy kryetareve të Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës dhe asaj të Korçës, që kanë marrë besimin e Këshillit vetëm pak muaj më parë për detyrën që kanë. Ato janë Marie Qirjazi dhe Entela Prifti. Kandidatët e tjerë u përkasin Gjykatave të Durrësit, Shkodrës, Beratit dhe Pogradecit. Agron Papajani është një nga kandidatët që aspiron për post në KLD. Papajani prej vitesh ka pasur procese civile në të tria shkallët me Këshillin e Lartë të Drejtësisë për shkak të një mase disiplinore që u dha ndaj tij, duke e transferuar nga Gjykata e Apelit të Tiranës në një gjykatë të shkallës së parë në rrethe. Me gjithë këto kandidatura sërish ende nuk mund të flitet për një listë përfundimtare. Gjyqtarët kanë ende kohë për të vetëshpallur kandidaturën dhe, në të njëjtën kohë, për t’u tërhequr nga gara. Edhe në zgjedhjet e mëparshme, jo të gjithë kandidatët që kanë qenë në garë në fillim kanë qëndruar deri në fazën e fundit të votimit. Shumë prej emrave mbajnë pozicionin e koperturës për të pasur sa më pak kandidatë miku i tyre më i mirë.
Anëtarët e KLD-së të cilëve u ka mbaruar mandati
Këshilli i Lartë i Drejtësisë shumë shpjet nuk do të ketë më tre prej anëtarëve që e gëzonin këtë post prej pesë vitesh me radhë. Anëtarët Edmond Islamaj dhe Besim Trezhnjeva janë zgjedhur në konferencën e pesë viteve më parë në ditët e para të dhjetorit. Ata arritën të përzgjidheshin mes shumë kandidaturave të tjera falë votës së shumë gjyqtarëve. Të njëjtin fat ka edhe anëtari Admir Thanza, që prej pak ditësh është emëruar në Gjykatën Kushtetuese. Thanzës i mbaroi mandati në fund të muajit janar dhe vendi i tij shënoi vendin e tretë për t’u zëvendësuar nga gjyqtarët. Armando Subashi është një tjetër anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë që i mbaron mandati gjatë muajit mars të vitit 2009. Zëvendësimi i tij do të shënojë anëtarin e katërt në këtë Këshill brenda një periudhe të shkurtër kohore. Edhe Subashi e ka siguruar këtë post nëpërmjet votës së gjyqtarëve në Konferencën Kombëtare Gjyqësore. Pasardhësi i tij do të ndjekë të njëjtën rrugë ligjore për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Konferenca Gjyqësore “peng” se i mungon ligji për funksionimin
Kryetarja e Gjykatës së Lartë është e vetmja që ka të drejtë të përcaktojë datën për zhvillimin e Konferencës Kombëtare Gjyqësore. Paraprakisht mësohet se ajo ka përcaktuar si datë 27 shkurtin, mirëpo ka gjasa të shtyhet për shkak se mungon ligji që përcakton rregullat se si do të zhvillohet kjo konferencë. Vendimi më i fundit i Gjykatës Kushtetuese mban “peng” zhvillimin e kësaj konference, e cila realisht nuk ekziston në asnjë ligj apo rregullore të shkruar. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë pohuan dje për gazetën “Albania” se specialistët e hartimit të legjislacionit kanë nisur një projektligj pikërisht për funksionimin e Konferencës Kombëtare Gjyqësore. Në pritje të këtij projektligji pritet që edhe data e konferencës të shtyhet për një tjetër datë të mëvonshme. Në varësi të afatit që do të përcaktohet për t’u zhvilluar numri i vendeve bosh për në KLD mund të ndryshojë nga tre në katër vende.
Kandidatët për vendet bosh në KLD
Artur Gaxhi, zëvendëskryetar në Gjykatën e Shkallës së Parë - Tiranë
Gjin Gjoni, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë - Tiranë
Artan Broci, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë - Tiranë
Marie Qirjazi, Kryetare e Gjykatës Apelit - Gjirokastër
Entela Prifti, Kryetare e Gjykatës Apelit, - Korçë
Dhurata Bilo, gjyqtarë në Gjykatën e Shkallës së Parë, -Durrës
Shpëtim Reka, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë, - Durrës
Hasan Selimi, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë, - Shkodër
Luan Dervishi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit , - Shkodër
Lindita Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Apelit, - Shkodër
Ibrahim Hoxha, Gjykata e Gjykatën e Shkallës së Parë, - Berat
Agron Papajani, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë, - Pogradec
Kriteri për të qenë pjesë e KLD-së
Sipas ligjit, gjyqtarët e zgjedhur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë duhet të kenë shërbyer në detyrë për të paktën dhjetë vjet dhe anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi duhet të jenë juristë, jo gjyqtarë, me të paktën 15 vjet përvojë. Neni 5 gjithashtu përjashton nga shërbimi në KLD prokurorët, “anëtarët e organeve drejtuese apo ekzekutive” të partive politike ose ata që aktualisht ushtrojnë veprimtarinë e avokatisë në gjykatën e shkallës së apelit apo të rrethit.
9 Shkurt 2009