Kandidatët republikanë:Obama s`duhet t`i kërkonte falje Afganistanit

Tre nga katër kandidatët republikanë, të cilët kanë mbetur në garë për presidencën amerikane, kanë thënë se presidenti Barak Obama nuk duhej të kërkonte falje për incidentin e djegies së Kuranit në Afganistan.
Duke folur për "Fox News", Mit Romni ka thënë se,duke marrë parasysh numrin e ushtarakëve amerikanë që kanë humbur jetën në Afganistan, si edhe shpenzimet, “falja është diçka shumë e vështirë për t`u pranuar nga populli amerikan”.
Njut Gingriç ka thënë se procesi “i njëanshëm” i kërkim të faljes ka shkuar shumë larg, ndërkohë që “nuk ka ndonjë kërkesë për ndjesë nga ana e presidentit afgan Karzai”.
Rik Santorum ka qenë më i fuqishëm në komentet e tij për CNN duke thënë se “protestat dhe dhuna kundër ushtarëve amerikanë në Afganistan, që pasuan lajmet për djegien e Kuranit, kanë qenë krimi i vërtetë dhe jo ajo që kanë bërë ushtarët tanë”.
Ditë më parë, presidenti amerikan ka kërkuar falje për djegien e Kuranit, që ka ndodhur në një bazë ushtarake të SHBA-së në Afganistan. Obama ka thënë se “incidenti nuk ka qenë i qëllimshëm”.