Vrasja e dy oficereve amerikane
Një oficer i policisë afgane është shpallur në kërkim për vrasjen e dy oficerëve të lartë amerikane të NATO-s në Minisitrinë e Brendshme në Kabul. Abdul Saboor, 25 vjeç është i dyshuari kryesor nga autoritetet policore. Të shtënat erdhën në ditën e pestë të protestave mbi djegien e disa kopjeve të librit të shenjtë të Kuranit nga ushtarët amerikane. Raportet bëjnë me dije se një person i armatosur hapi zjarr brenda godinës së Ministrisë së Brendshme me një distancë të afërt.
Në një konferencë shtypi në Kabul, presidenti afgan, Hamid Karzai tha se vendi i tij nuk mund të lejojë armiqtë e paqes dhe stabilitetit të përfitojnë nga situata. Ai dënoi vrasjen e dy oficerëve amerikanë ndërsa u shpreh se kanë nisur hetimet.
Mesa duket zemërimi i afganeve është përhapur në mbarë vendin. Protesta janë shënuar jo vetëm në Kabul, por dhe në mjaft qytete në pjesën lindore të vendit. Së paku 29 persona kanë humbur jetën gjatë protestave mbi djegien e Kuranit.