E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks publikon emaile të Stratfor-it

Faqja e internetit “Wikileaks” të hënën ka nisur publikimin e mbi pesë milionë emaile konfidenciale të agjencisë globale të inteligjencës Stratfor.

Në deklaratën e “Wikileaks”-it thuhet se emailet, që datojnë nga viti 2004 deri më 2011, “do të tregojnë për informatorët e agjencisë private, Stratfor, pagesat dhe metodat psikologjike të saj”.

Sipas së njëjtës deklaratë, materialet flasin për “lidhje të besueshme të Stratfor-it me agjensitë qeveritare si: Departamenti i Shtetit për Siguri Kombëtare, Agjencia amerikane e Mbrojtjes dhe marinsat amerikanë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›