E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja “Vetëvendosje” proteston sot për mbishkrimin

Lëvizja “Vetëvendosje” do të protestojë sot në Prishtinë kundër marrëveshjes të arritur në bisedimet me Beogradin me të cilën Kosova do të përfaqësohet në forumet rajonale.
 

Me moton “Kosova Republikë”, lëvizja Vetëvendosje do të protestojë në sheshin “Nënë Tereza” për t`u grumbulluar përpara godinës së qeverisë në mënyrë që të bllokojë për katër orë punën e saj.

Ky subjekt opozitar është deklaruar fuqishëm kundër marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se mospërfshirja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në mbishkrim “e bën marrëveshjen të papranueshme për institucionet e Kosovës dhe popullin e saj.

Mbishkrimi, me të cilën kanë arritur një marrëveshje palët në Bruksel, përfshin Rezolutën 1244 dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Lëvizja “Vetëvendosje” ka organizuar edhe peticionin që kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për mospranimin e marrëveshjes. Zyrtarët e kësaj lëvizjeje kanë bërë të ditur se kanë mbledhur mbi 10,000 nënshkrime të qytetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›