E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidati: Ja si më zuri pritë rivali

Dy ditë pas përplasjes së dy kandidatëve për komunën Blinisht në Lezhë, ka qenë kandidati i “Aleanca për të ardhmen”, Zef Hila, i cili ka deklaruar se rivali i tij dhe mbështetësit e kanë qëlluar ditën e djeshme. Sipas tij, konflikti ka nisur dy ditë më parë në fshatin Fishtë, kur kishte kritikuar punën e kryetarit aktual, Jakë Zhupa, i cili rikandidon për këtë post në zgjedhjet e 8 majit. Sipas Hilës, ai është dhunuar nga rivali i tij dhe simpatizantët që ishin të armatosur. “Po kthehesha nga takimi me elektoratin, me njerëzit e stafit tim, dhe po bisedoja, në atë kohë kalon kandidati tjetër dhe ndalojnë makinat. Mendova se do kishin ndonjë gjë për të sqaruar, por ai më goditi direkt. Ishte i shoqëruar nga 10 persona me pistoleta, ka pohuar Hila. Plagë të rënda ka marrë edhe Tonin Marku, mbështetës i PS të cilët e kanë goditur në kokë. “Erdhën me makina në momentin kur kaloi pranë nesh dhe pas tre minutash erdhën 10 vetë me pistoleta dhe na goditën në kokë”. Ndërsa policia ka pasur një përplasje mes dy kandidatëve rivalë, kandidati Jakë Zhupa është shoqëruar për të dhënë deklarimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›