E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidati Lulzim Basha kryeson ne Tirane ndaj Edi Rames

Kandidati i maxhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha dominon me vota ndaj rivalit të tij Edi Rama; sipas rezultateve të një sondazhi të ditëve të fundit, i organizuar nga Instituti Gjerman i Statistikave.

Sondazhi u zhvillua në Qendrën Tregtare “Univers”, në autostradën Tiranë- Durrës, një nga qendrat më të mëdha tregtare në vend. Në votim për dy kandidatët Basha dhe Rama u përfshinë 3482 vetë, nga të cilët rezultuan se 2439 ishin nga bashkia e Tiranës dhe 1024 nga rrethinat apo rrethet.

Referuar rezultateve të këtij sondazhi, të bëra publike nga Instituti Gjerman i Statistikave, për kandidatin e maxhorancës, Lulzim Basha votuan 1412 vetë ose 57.90 përqind, ndërsa për Edi Ramën 1027 ose 42.10 përqind.

Përsa u takon qytetarëve që nuk ishin banorë të bashkisë së Tiranës, për kandidatin Basha votuan 586 vetë, ose 57.23 përqind, ndërsa për Edi Ramën 438 vetë ose 42.77 përqind. Në këtë sondazh rezutuan të pavlefshme 19 vota.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›