Pullat e reja fiskale biznesi kerkon te mos parapaguaje per to

Bizneset janë në hapat e para të konsultimit me ekspertë të ministrisë së Financave, për të bërë ndryshimet e kërkuara në ligjin e sapo kaluar të Akcizave. Përfaqësues të grupimeve të bizneseve shprehen se këto ndryshime kërkohen në pikën, kur ligji imponon parapagimin e pullave fiskale. Bizneset kërkojnë që këto pulla, të paguhen në momentin kur produkti të kalojë në pikën kufitare.
Ky ligj fikson vendosjen e pullave të reja fiskale për të gjitha produktet e duhanit, për produktet e fermentuara dhe të distiluara të alkoolit. Po ashtu sipas ligjit, do të vendosen për herë të parë pulla fiskale për birrën me destinacion tregun vendas, e importuar apo prodhuar në vend si për produktet farmaceutike.
Me ligjin, e ri që pritet të hyjë në fuqi, pullat fiskale tashmë do të prodhohen nga një kompani e vetme private, kundrejt një pagese, nga ku shteti shqiptar përfiton vetëm 2 për qind. Projekti nuk lidhet vetëm me krijimin e pullave të reja, por edhe me sigurinë e lartë të tyre që do të ofrohet për shmangien e kontrabandës si dhe krijimin e pullave fallso.