E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidati boshnjak për Oscar

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 09:22

Filmi "Belvedere", i regjisorit sarajevas Ahmed Imamovic, do të jetë kandidati boshnjak për çmimin e sivjetmë të akademisë filmike amerikane, Oscar.

Filmi "Ničija zemlja" (Toka e Askujt), i regjisorit Danis Tanovic, kishte fituar në vitin 2002 çmimin Oscar për filmin më të mirë të huaj.

Shoqata e Punonjësve Filmikë të BeH, tash 11 vjet vazhdimisht kandidon filmat e saj për këtë çmim prestigjioz, në kategorinë e filmave të huaj.

Deri më tani kandidatët boshnjakë për Oscar ishin filmat: "Gori Vatra" (Po Ndizet Zjarri) dhe "Kod amidže Idriza" (Te Axha Idriz) të regjisorit Pjer Zalica; "Sasvim lično" (Krejt Personale) i regjisorit Nedzad Begovic; , "Grbavica", i regjisores Jasmila Zbanic; "Teško je biti fin" (Është Vështirë të Jesh i Sjellshëm) i Srdjan Vuletic; "Snijeg" (Bora) i Aida Begic; "Čuvari noći" (Rojet e Natës) i Namik Kabil; dhe "Cirkus Columbia" (Cirku Kolumbia) i Danis Tanovic.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›