Kandidati i “Koalicionit” s’pranon humbjen në Kamëz: Do bëjmë denoncime, kemi prova për intimidim të qytetarëve
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha nuk pranon humbjen dhe për këtë sot së bashku me Forumin Rinorë është ngritur në protestë.
Ai shprehet se zgjedhjet kishin një rezultat të paracaktuar dhe se do të inicojë gjithë ankesat e tyre në KAS dhe KQZ.
“Do të iniciojmë të gjitha ankesat tona në KAS dhe KQZ. Do të ngremë një grup ekspertësh të pavarur. Një kandidat kushdo qoftë ai, ka humbur votat. Ka prova. Nuk ka ndodhur që kandidati të dalë humbës, dhe të përmbyset rezultati. Qytetarët e Kamzës e ndjejnë vetëm të tradhtuar. Asnjë prej tyre nuk ndihet i përfaqësuar me vullnetin dhe votën e lirë. Do bëjmë gati denoncimet. Kemi prova për intimidim të qytetarëve. E merrte patronazhisti, e merrte komisioneri dhe më pas drejtori. Shumë vota janë bërë me shoqërime”, tha Hoxha.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
