E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taulant Balla i dorëzon Berishës armën e 21 janarit

Share

Deputeti socialist, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend, për heqjen e imunitetit të tij, ka thënë se ai dhe kolegët e vet e dorëzojnë me vullnet imunitetin, ndërkohë që ka thënë se askush nuk mund të shpëtojë për vrasjet e 21 janarit.

Balla e ka cilësuar Berishën vrasës dhe për këtë arsye, ai ka kërkuar që kryeministri të shkojë në prokurori bashkë me të.

Në fund të fjalës së tij, Balla në mënyrë simbolike ka lënë në foltoren e Kuvendit një çadër, armën e tij të krimit më 21 janar.

Policia kërkoi prova të shumta kundër meje dhe kolegëve të mi, por nuk gjeti asnjë provë. Një person në këtë sallë më tha mua se nuk del më gjallë këtej. Është i njëjti person, Sali Berisha, që është përgjegjës dhe urdhërues për vrasjet e 21 janarit. Unë u bëj thirrje deputetëve që të votojnë për heqjen e imunitetit tonë.

Por, Sali Berisha duhet ta dijë se ne nuk mund të mbyllim gojën për tragjedinë e Gërdecit, për vjedhjet e rrugës Durrës-Kukës, për vjedhjet e faktuara të Metës. Ne të dalim përballë, sepse ti je një vrasës. Askush nuk mund të shpëtojë ata që vranë më 21 janar dhe ata që urdhëruan vrasjet.

Unë dua ti bëj thirrje Saliut që të shpëtojë shpirtin e tij dhe të vijë me mua në prokurori. Në fund të fjalës sime, dua ti lë Saliut armën time që kisha më 21 janar, çadrën, ka thënë Balla.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›