Numërohen më shumë se gjysma e kutive në Shkodër, kandidati i Berishës udhëheq garën

Në Shkodër janë numëruar 148 kuti votimi nga 250 që ka gjithsej kjo bashki. Nga numri i deritanishëm, kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia po udhëheq këtë garë me 12740 vota ose 44.56%.
Pas tij, vjen kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni e Partisë Socialiste, e cila deri tani ka marrë 11339 vota se 39.66%.
I treti renditet kandidati i Partisë Demokratike, Xhemal Bushati, që deri tani ka 4510 vota ose 15.78%.
Mbeten për t’u numëruar edhe 102 kuti votimi.
/rtsh.al/