E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 6 marsit, Basha: Bandat e ‘non grata’ kërcënuan komisionerët e PD në Vorë, gati paditë në SPAK

Në një dalje për mediat, lidhur me zgjedhjet e 6 marsit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se pjesëmarrja ishte shumë e ulët, kjo sipas tij për shkak se nuk ka ndryshuar asgjë nga 25 prilli madje problemet janë thelluar. Basha tha se 6 marsi nuk është normalitet, por është anormalitet i një anormaliteti.

“Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që 6 marsi nuk është normalitet, por është anormalitet i një anormaliteti. Asnjë nuk ka ndryshuar nga 25 prilli, madje problemet janë thelluar. Me mospjesëmarrje të madhe, me numër rekord të ulët votuesish, ky është fakt tashmë që qytetarët e braktisën procesin zgjedhor, pasi nuk kishte asnjë garanci shtesë. Madje ikën dhe garancitë formale, ku PD ju mohuan komisionarët”,-tha Basha

Basha tha se PD ka kallëzuar në SPAK tre bashki, Shkodrën, Dibrën dhe Rrogozhinën, si dhe një KZAZ në Vorë, për mospërmbushje të detyrave gjatë votimit.

“Aleanca e ‘non gratave’ kërcënoi, bashkë me bandat në Vorë, komisionerët vendas. Ne kemi dërguar në SPAK tre denoncime, për Shkodrën, Dibrën e Rrogozhinën, si dhe kemi kallëzuar KZAZ e Vorës për mospërmbushje të detyrave. Një pjesë e mospjesëmarrjes i takon opozitës, PD, na takon neve. Një reflektim të thellë sa i takon analizës sonë të brendshme, që ka nisur, nevojës për t’u shkëputur totalisht nga e shkuara, nevojës për të dëgjuar njerëzit”,- u shpreh Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›