E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatura e PS, Ermelinda Meksi ende nuk ka konfirmuar kandidimin

03-11-2011 / Gazeta 55

Këshilli i BSH/Komisioni i Ekonomisë jep viston për Dhori Kulen dhe Ela Golemin


Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi dje dy kandidaturat e propozuara nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Bëhet fjalë për Dhori Kulen dhe Ela Golemin, të cilët morën votat e mazhorancës, por jo ato të opozitës, edhe pse përfaqësuesit e majtë në komision, u shprehën se janë dakord me kandidaturën e Dhori Kules, por u shprehën se votën e tyre do ta japin në Kuvend gjatë seancës plenare. Në fjalën e mbajtur të dy kandidaturat theksuan se do të punojnë që Banka e Shqipërisë t’i shërbejë rritjes ekonomike dhe stabilitetit financiar në vend. Mbledhjen e mëparshme Komisioni Parlamentar i Ekonomisë shqyrtoi tre kandidaturat e propozuara nga qeveria: Ardian Fullanin, Elisabeta Gjonin dhe Petraq Milo. Partia Socialiste ka propozuar emrin e deputetes dhe anëtares së kryesisë, Ermelinda Meksi, edhe pse kjo e fundit ende nuk është prezantuar përpara ekspertëve të komisionit të ekonomisë. Deputetja socialiste Mimi Kodheli kërkoi mbështetjen e kolegëve të mazhorancës, për kandidaturën e pashpallur të Meksit, duke e quajtur këtë të fundit eksperten më të mirë të ekonomisë dhe financave. Edhe pse propozimi i Partisë Socialiste duket si tendencë për të politizuar Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, palët politike janë drejt një konsensusi në miratimin e kandidaturave. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga 9 anëtar, 3 prej tyre propozohen nga Këshilli i ministrave, 5 nga Parlamenti dhe 1 nga vetë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›