Shembulli aktual i De Gasperit
Madhështia politike e De Gasperit ishte pa dyshim se arriti të mbante në brendësi të DC-së, ekuilibrin e vështirë mes forcave të ndryshme konfliktuale, në gjendje për të pajtuar instancën demokratike me atë liberale
Kohët e fundit debati i katolikëve për diasporën gjallëron forumin e politikës italiane. Diskutohet mbi përshtatshmërinë e vlerën për të rindërtuar një parti në gjendje t’i japë zë shumë shpirtrave të katolicizmit katolik. Pas skandalit të ryshfeteve “Tangentopoli” dhe fundit të DC-së (Partia Demokracia-Kristiane), katolikët janë futur në forca të ndryshme politike, harku i të cilëve shkon sa nga e majta dhe e djathta, megjithëse pse shumica tenton të rrijë në mes. Çështja e unitetit politik të katolikëve i ka rrënjët në themelimin e partisë popullore (1919), por merr rëndësi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur në Itali u mundësua marrja e pushtetit nga ana e partisë komuniste. Kishte nga ata që mbronin idenë se katolikët mund të luftonin në parti të ndryshme dhe kishte nga ata që mbështesnin idenë e një partie të vetme. Mbizotëroi orientimi i fundit dhe mbi këtë direktivë mori vrull e zhvillim DC-ja, eksponenti më i madh i së cilës, siç e dimë, ishte Alcide De Gasperi. Merita e tij më e madhe ishte se ia doli mbanë të fuste ushtarakisht, politikisht dhe ekonomikisht Italinë në demokracinë e Perëndimit, të garantonte demokracinë liberale dhe “shoqërinë e hapur” të bazuar në tregun e lirë; nuk ishte i vetmi, por sigurisht që roli i tij ishte vendimtar. Një e vërtetë që sot njihet nga të gjithë, siç konfirmohet nga sinteza e mprehtë historike e propozuar tani nga Aldo G. Ricci, Epoka e shkurtër e De Gasperit 1948-1953.
Në dritën e problemeve aktuale mund të jetë udhëzues rishikimi i eksperiencës së De Gasperit, kështu siç ri-propozohet nga Ricci. Ai vendos veprimin politik të De Gasperit në dhjetëvjeçarin 1944-1954. Rindërtimi i tranzicionit të gjatë së demokracisë për shkak të trashëgimisë komplekse të fashizmit, referendumi i 2 qershorit, i vitit 1946, fitorja elektorale e 18 prillit, të vitit 1948, anëtarësimi në NATO, pranimi i Planit Marshall, qeveritë e qendrës që pasuan në mandatin e parë, konfliktet e përsëritura shoqërore dhe ideologjike që shënuan përplasjen politike ndërmjet DC-së dhe të majtave, lufta e ashpër për ruajtjen e rendit publik, pushtimi i territoreve, grevat e ndërprera ndonjëherë nga konflikte të përgjakshme, përpjekja e dështuar për të vendosur një stabilitet politik të ekzekutivit me një ligj elektoral të shumicës (i ashtuquajturi “ligji i mashtrimit”).
De Gasperi, veprimi i të cilit nuk u përkrah gjithmonë nga brezat e rinj demokristianë – Moro, Fanfani Andreotti, Colombo, Gronchi e shumë të tjerë - kishte armiq të ndryshëm dhe kundërshtarë. Armiqtë ishin tek e majta, në vend të parë komunistët e socialistët, të cilët e pengonin që nga pranvera e vitit 1947, kur u përjashtuan nga qeveria; kundërshtarët gjendeshin në brendësi të vetë DC-së dhe përfaqësoheshin kryesisht nga Luigi Sturzo e Giuseppe Dossetti, dy personazhe me lartësi të madhe intelektuale dhe morale. I pari e kundërshtonte nga e djathta, i dyti nga e djathta. Nga të dy, më i rrezikshëm ishte Dossetti, duke qenë komplet të mbushur me një kulturë e mentalitet anti-liberal, pra, të paaftë të kuptonin arsyet laike të një shteti të drejtash. Siç dihet, duke nisur nga Dossetti nisën rrymat e mundshme katolike të së majtës, se nëse do të kishin meritën të ushqenin një ndjeshmëri të drejtë shoqërore, ishin gjithnjë të shurdhër ndaj çdo koncepti politik e kulturor të bazuar në parimin e lirisë së individit.
Madhështia politike e De Gasperit ishte pa dyshim se arriti të mbante në brendësi të DC-së, ekuilibrin e vështirë mes forcave të ndryshme konfliktuale, në gjendje për të pajtuar instancën demokratike me atë liberale. Në këtë kuptim, katolicizmi i tij politik, përbën ende sot një referimet etik e strategjik shumë domethënës. Ai pranoi ndihmën e Kishës Katolike e të Pios XII, por nuk u përkul para direktivave të tyre. Krahasuar me socialistët dhe komunistët, garantoi liritë themelore të Shtetit të së drejtës, pa shtypur kërkesat ekonomike e shoqërore të klasave punëtore. Siç shkruan me të drejtë Ricci, nëse nuk do të kishin ekzistuar reformat e mëdha të kësaj periudhe – bujqësia, taksat, planifikimi urban - atëherë nuk do të kishte ndodhur mrekullia ekonomike e viteve 60. De Gasperi ka qenë më shumë një burrë shteti se sa një njeri partie.