E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet buka dhe uji shqiptaret po shpenzojne me shume per ushqimet



Shqiptaret po shpenzojne gjithnje e me shume per te konsumuar te njejten meny te perditshme ose thene me shqip per ngrene te njejten sasi ushqimi. Sipas te dhenave te Institutit te Statistikave kostoja e jeteses ne vend po rritet nga muaji ne muaj dhe kjo gje tani nuk mund te fshihet me. INSTAT-i ka publikuar ne raportin e tij me te fundit referuar muajit gusht 2010 se eshte rritur kostoja e jeteses dhe inflacioni ka arritur ne 3.5 per qind duke shenuar nje rritje prej 1.3 per qind kundrejt te njejtes periudhe ne vitin e kaluar. Ne rritjen e kostos te jeteses ka ndikuar kryesisht shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas INSTAT indeksi i grupit te ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shenon nje rritje prej 1.7 per qind. Brenda ketij grupi rritja me e madhe verehet tek frutat. Rritje jane shenuar dhe ne cmimet e pijeve alkoolike dhe te duhanit si dhe cmimet e karburanteve me 0.1 per qind. Ne inflacionin e muajit gusht eshte reflektuar dhe rritja e cmimit te ujit te pijshem me 1.9 per qind gje qe ka ndikuar ne rritjen e kostove te grupit qira uje lende djegese dhe energji. Por niveli 3.5 per qind i inflacionit ndodhet brenda objektivit te parashikuar nga Banka e Shqiperise edhe pse ndjeshem me i larte se i ai i nje viti me pare. Pak dite me pare Guvernatori i BSH-se Ardian Fullani deklaroi se gjate muajve te ardhshem pritet stabilitet i cmimeve pasi sipas tij faktoret qe ndikuan ne rritjen e inflacionit si zhvleresimi i lekut apo ndikimi i cmimit te lendeve te para ne bursa jane kalimtare.

Cmimet
Cmimet e konsumit ne muajin gusht shenuan nje rritje prej 0.8 per qind krahasuar me muajin e meparshem korrik 2010 ndersa ndryshimi vjetor i indeksit te tyre eshte 3.5 per qind kur nje vit me pare ky ndryshim ishte 2.2 per qind. Sipas INSTAT-it indeksi i grupit Ushqime dhe pije jo alkoolike shenoi nje rritje prej 1.7 per qind ku brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 3.6 per qind verehet ne nengrupin fruta. Gjate muajit gusht cmimet jane rritur pothuajse ne te gjitha nengrupet e grupit Ushqime dhe pije jo alkoolike ku mund te vecojme rritjet ne nengrupet buke dhe drithera me 3 per qind vajra dhe yndyrna me 3.3 per qind apo qumesht djathe e veze me 1.7 per qind. Rritje ka edhe ne disa nengrupe te tjera si sheqer dhe embelsira te ndryshme me 1.1 per qind dhe zarzavate perfshire patatet me 1.5 per qind. Sikunder thuhet se indeksi i grupit pije alkoolike dhe duhan ka shenuar nje rritje prej 0.5 per qind brenda ketij cmimet e pijeve alkoolike jane rritur me 0.8 per qind. Ulje ka pesuar ne fakt indeksi i grupit Veshje dhe kepuce prej 0.5 per qind.

Konsumatoret
Stina e vjeshtes ka ardhur bashke me rritjen e cmimeve ne tregjet e qyteteve. Sipas konsumatoreve dhe vete tregtareve te vegjel shtrenjtimi i produkteve vleresohet ne masen 20 per qind me i larte se muajt e veres. Ne keto kushte konsumatoret u jane drejtuar prodhimeve te importit duke lene menjane prodhimin vendas i cilesuar si bio. Fermeret jane shprehur se kjo rritje eshte per shkak te mungeses se prodhimit vendas ne treg dhe kerkesa e madhe ka sjelle rritjen e cmimeve qe per ta eshte normale por per konsumatoret eshte artificiale. Prodhimet jane po ato qe ishin edhe muaj me pare nuk ka asnje ndryshim. Madje cilesisht mund te jete dhe me i ulet por cmimi ka shkuar ne qiell. Ky eshte nje marifet qe e bejne fermeret dhe tregtaret njekohesisht te cilet grumbullojne mallin gjate muajve te meparshem per ta shitur me shtrenjte ne kete sezon- thote nje konsumatore. Te ndodhur mes dilemes se cilesise produkteve bio dhe krizes financiare qe ka prekur shqiptaret konsumatoret preferojne te kursejne duke blere produkte qe nuk u dihet as origjina e jo me te flitet per cilesine. Nderkaq fermeret shprehen se prodhimet e tyre jane reduktuar per shkak te periudhes kohes dhe se nuk jane ata qe e orientojne tregun.

FAO Rritja e cmimeve te ushqimit ne bote tronditese

Rritja e cmimeve te ushqimit ne bote kohet e fundit eshte tronditese dhe duhet te perbeje nje shqetesim serioz per autoritetet e te gjitha vendeve. Nje fakt i tille eshte vene ne dukje gjate nje mbledhjeje te posacme nga FAO Organizata e Kombeve te Bashkuara per Ushqimin dhe Bujqesine. Sipas drejtuesve te saj cmimet e ushqimeve jane rritur me 5 ne dy muajt e fundit dhe kjo eshte shkaktuar pjeserisht nga ndalimi i eksporteve te grurit nga Rusia. Nderkaq indeksi i Organizates Boterore te Ushqimit dhe Bujqesise FAO qe mbulon 55 mallra ushqimore rezulton te jete ne nivelin me te larte keto dy vjet dhe shume me lart se mesatarja e dekades se fundit. E megjithate thuhet se me gjithe cmimet jane te larta ato serish jane ende jane larg niveleve qe arriten ne vitin 2008 si pasoje e krizes.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›