"Kanë arrestuar motrën, sepse falet në xhami"
TIRANE-Protestë para gjykatës së Shkupit e familjarëve të 20 shqiptarëve të arrestuar dy ditë më parë në Maqedoni, në aksionin e policisë, koduar "Monstër", gjatë së cilës ata akuzojnë autoritetet policore se kanë arrestuar persona pa asnjë provë. Ata kërkuan drejtësi dhe lirimin e të afërmëve të tyre. Mësohet se në mesin e 20 të arrestuarve janë edhe shtatë femra, disa prej tyre të mbuluara dhe më e madhja është 60 vjeçe nga fshati Holtë. Mersim Hasipi, familjari i vajzës 20 vjeçare me shami që është paraqitur në fotografitë gjatë dorëzimit pranë gjykatës themelore Shkupi 1 theksoi dje se është i tmerruar me aktin e arrestimit të së motrës. "Jemi të shokuar se si kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar motrën tonë. Ajo 100 për qind është e pafajshme dhe as që ka të bëjë me çmendurinat që u thanë nëpër media. Të akuzosh dikë për terrorizëm vetëm pse falet namaz, kjo është e pakuptimtë dhe nuk ndodhë askund. Por, po shohim se këto që po na ndodhin janë ofendim dhe nënçmim i madh për shqiptarët dhe sidomos familjen tonë", theksoi dje Mersim Hasipi. Ndërsa i biri i gjashtëdhjetëvje-çares, Feride Bilali, kërkoi para gjykatës lirimin e nënës së tij, sepse ajo është krejtësisht e pafajshme.
Feride bilali 60 vjeç nga fshati Holtë i komunës së Likovës që prej 15 vjetësh jetonte vetëm në shtëpinë e saj pasi dy djemtë janë emigrantë në Zvicër. Arrestimi i saj u bë sepse gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë e fshehur në banesën e saj.
Reagimet
Reagimet e opozitës shqiptare në Maqedoni ishin të ashpra dhe kundër mënyrës se si u arrestuan personat, kundër akuzës së ngritur nga ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska dhe kundër faktit që të arrestuarit janë përcaktuar edhe me besim fetar. "Të vetëdijshëm se në këto momente të vështira për njerëzit që ndodhen të arrestuar dhe të bindur se ndaj tyre do të ushtrohen torturat më çnjerëzore për t'i detyruar që të pranojnë veprat të cilat nuk i kanë bërë, kërkojmë një mobilizim të gjithanshëm politik kundër regjimit terrorist të Shkupit", u shpreh Bardhyl Mahmuti, përfaqësyes i Bashkimit Demokratik Shqiptar. Rilindja Demokratike Kombëtare, përmes një komunikate për media u shpreh se është mjaft i rrezikshëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin përcaktimin fetar të të arrestuarve. "Tentativa që problemet nga rrafshi kriminal të zhvendosen në rrafshin fetar, jo vetëm që janë te papranueshme, por edhe shumë të rrezikshme për sigurinë në vend dhe rajon dhe mund të jenë shkak për një zinxhir të ri të dhunës ku do ta pësonin qytetarët e pafajshëm pavarësisht nga përkatësia etnike dhe fetare", - bëri të ditur kjo parti. "Është me interes për të vërtetën, të shihet se si do ta arsyetojë Jankullovska dhe zëvendësi i saj Xhelal Bajrami faktin se në veturën 'Opel' e gjetur 10 kilometra larg vendngjarjes së krimit, paskan mundur të hyjnë 20 persona dhe të sqarojë si guxon të përdorë termin vrasës për persona për të cilët as që ka filluar të zhvillohet procesi gjyqësor", - vazhdon deklarata e kësaj partie.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)