E Diel, 1 Nëntor 2026

Venizelos: Dalja nga eurozona, do ta bëjë Greqinë si Shqipëria

ATHINË- Lideri socialist grek, Evangelos Venizelos shprehu frikën për një dalje nga eurozona në qoftë se Greqia nuk do të formonte një qeveri pas zgjedhjeve legjislative më 6 maj. 

Venizelos deklaroi se dalja nga eurozona, do ta kthejë Greqinë në një vend si Shqipëria. "Partia e dhramisë ekziston, ka nga ata të cilët kanë vënë bast për dështimin dhe për Greqinë e dhrahmisë", deklaroi Venizelos në një konferencë shtypi të publikuar në kanalet televizive greke. 

Sipas tij, zgjedhjet e të dielës janë shumë të rëndësishme sepse populli duhet të vendosë për fatin e vendit për 20 vitet e ardhshme.

Sipas sondazheve të fundit, rezultati i zgjedhjeve është tepër i pasigurt për shkak të rritjes së partive të vogla dhe përqindjeve të ulta të marra nga dy partitë kryesore, partia e djathtë ''Demokracia e Re'', që është favorite dhe socialistët e PASOK-ut.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›